Kryefaqja
Maqedonia

Aleksandar Janev: Gjykata caktoi paraburgim për të dyshuarin nga Ohri pas provave të reja

Drejtori i Drejtorisë për Siguri Publike tha se policia fillimisht kishte kallëzuar për dëmtime të rënda trupore, e më pas dorëzoi kallëzime shtesë pasi siguruan prova materiale.

·Maqedonia
Aleksandar Janev: Gjykata caktoi paraburgim për të dyshuarin nga Ohri pas provave të reja

Gjatë një konference për shtyp më 17 nëntor 2026 në Ministrinë e Punëve të Brendshme, drejtori i Drejtorisë për Siguri Publike, Aleksandar Janev, njoftoi se pas sigurimit të provave të reja prokuroria kërkoi paraburgim, dhe gjykata e caktoi atë për të dyshuarin e sulmit në Ohër. Ai tha se policia fillimisht kishte paraqitur një kallëzim penal mbi bazën e asaj që kishte në dispozicion, dhe më pas kishte dorëzuar edhe dy kallëzime të reja pasi u siguruan provat shtesë.

Janev përshkroi rrjedhën e veprimeve të policisë dhe prokurorisë:

“Ministria e Brendshme dorëzoi një kallëzim penal të përshtatshëm bazuar në provat që kolegët i kishin në atë moment, dhe kjo është shkaktimi i dëmtimeve të rënda trupore në kuadër të dhunës në familje. Në momentin e parë kur marrim njoftimin për ngjarjen, ne atëherë nuk disponojmë me të gjitha provat materiale relevante. Në atë moment kemi vetëm deklaratën e personit që bën denoncimin. Ne si organ jemi të detyruar të sigurojmë të gjitha faktet dhe rrethanat që dëshmojnë ose shkojnë në favor të kallëzimit ose që do ta mohonte kallëzimin. Ne paraqitëm kallëzim sipas rrethanave që i kishim atëherë, kallëzimi u dërgua me kohë te prokuroria kompetente, personi u sigurua dhe u mbajt në një stacion policor. Më pas prokuroria e dorëzoi te gjykata, dhe për ato se çfarë masa ka caktuar vetë gjykata, këtu nuk mund të hyj. Pas marrjes dhe sigurimit të provave të tjera, ne përsëri e njoftuam prokurorinë kompetente pas së cilës gjykata mori vendimin e duhur që po e dëshmojmë sot.”

Hetimet vazhduan deri te marrëveshja për paraburgim

Ai tha se policia nuk ndali me provat fillestare dhe vazhdoi të dokumentojë rastin në të cilin një djalë dyshohet se e rrahu të dashurën e tij në Ohër.

“Dje ishim dëshmitarë që gjykata kishte marrë masa paraprake, dmth masa mosafërimi, megjithatë ne si policia nuk ndalëm aty. Ne punuam në dokumentimin e tërë rastit, po kërkonim rrethana të reja, elemente dhe prova materiale, ku pasi u siguruan provat shtesë dhe u dorëzua njoftimi për prokurorin kompetent, vendimi u ndryshua dhe personit, në kërkesë të prokurorisë, gjykata i shqiptoi masën e paraburgimit aktiv,” theksoi Janev.

Janev dënoi çdo dhunë fizike, veçanërisht në familje, dhe kërkoi përgjegjësi më të madhe nga shoqëria dhe institucionet për të zbuluar “nyjet e dobëta” në reagim ndaj abuzimit.

Ai shtoi se çdo parregullsi e policisë do të hetohet dhe nëse është e nevojshme do të sanksionohet: “Nëse ka anomalitë nga ana e punonjësve të policisë, sepse ata janë qenie njerëzore, dikush ka vepruar sipas procedurave, dikush ka vepruar jashtë ndoshta procedurave, nuk do të doja të paragjykoja, megjithatë çdo kush që vepron kështu do të nxirret përpara fytyrës së drejtësisë dhe do të merren masat përkatëse për sanksion për sjellje jo profesionale policore jashtë ligjit dhe procedurave.”

Foto: material shtypi nga ngjarja

Artikuj të ngjashëm