Andrej Jakimovski prezantohet zyrtarisht te Napoli
Mbrojtësi i Maqedonisë zgjodhi Napolin dhe përmendi trajnerin Jasmin Repesa si një nga arsyet kryesore për transferimin.

Basketbollisti i përfaqësueses së Maqedonisë, Andrej Jakimovski, u prezantua zyrtarisht te ekipi i Napolit më 18 shtator 2026. Ai tha se nuk hezitoi të zgjedhë klubin, megjithëse pati edhe oferta të tjera tërheqëse.
Jakimovski përmendi rolin e trajnerit dhe ambicien e klubit si arsye kryesore për vendimin e tij, duke theksuar edhe cilësinë e skuadrës dhe pasionin e tifozëve napolitanë.
"Nuk kam pasur dyshim për zgjedhjen e këtij projekti. E njoh Napolin, luajta në këtë sallë si mysafir vitin e kaluar dhe e di sa i pasionuar është ky klub, me një nga bazat më të mira të tifozëve në tërë Italinë. Kemi një roster cilësor me basketbollistë të shkëlqyer dhe besoj se mund të shkojmë larg, si në kampionatin vendas ashtu edhe në EuroCup. Trajneri Repesa është një strateg i shkëlqyer dhe padyshim ishte një nga faktorët kyç që ta pranoj këtë ofertë. Siç thashë, Napoli është një projekt serioz basketbolli dhe besoj se do të arrijmë të realizojmë objektivat e vendosura," tha Jakimovski.
Repesa vendimtar
Gjatë prezantimit, Jakimovski theksoi se Jasmin Repesa ishte një element vendimtar. Ai vlerësoi aftësitë taktike të trajnerit dhe beson se nën drejtimin e tij ekipi mund të bëjë hapa përpara.
Jakimovski vjen te Napoli me pritshmërinë që skuadra të jetë konkurruese në kampionatin italian dhe në EuroCup gjatë sezonit të ri.
Foto: material shtypi nga ngjarja


