Qendra për Menaxhimin e Krizave (QMK): Deri në ora 18:00 regjistruar 15 zjarre në hapësirë të hapur — dy aktive
Dy zjarre janë aktive; një mbetet nën kontroll, dhe 12 janë shuar.

Qendra për Menaxhimin e Krizave (QMK) njoftoi se deri në ora 18:00 sot janë regjistruar gjithsej 15 zjarre në hapësirë të hapur: dy janë aktive, një është nën kontroll, dhe 12 janë shuar.
Njëri nga zjarret aktive është në territorin e Komunës së Maqedonski Brod, në vendin Vidush, afër fshatit Dragov Dol, ku digjet vegjetacion i ulët, pyll me pemë të ulëta dhe shkurre. Zjarri i dytë aktiv është në malet Ograzhden në Komunën e Novo Selo, pranë fshatit Novo Selo, ku digjet deponi, pyll i degraduar i përzier dhe vegjetacion i ulët.
Zjarri në deponinë komunale të Komunës së Delchevës mbahet nën kontroll.
Zjarret e shuar
- Komuna e Vinicës – fsh. Blatec (vegjetacion i ulët);
- Komuna e Shtipit – lagjja Sveta Petka (vegjetacion i ulët);
- Komuna e Centar Župës – fsh. Gorenci (deponi);
- Komuna e Kërçovës – fsh. Bacinci (plehra);
- Komuna e Lozovos – pranë stacionit të pastrimit të ujit (plehra);
- Komuna e Kumanovës – lagjja Sredorek (plehra);
- Komuna e Brvenicës – fsh. Miletino (zjarr në pyll);
- Komuna e Zhelinës – fsh. Dolna Leshnica (vegjetacion i ulët);
- Komuna e Tearcës – fsh. Slatina (vegjetacion i ulët);
- Komuna e Vrapçishtit – fsh. Vrapçishte, pranë restorantit Çiflik (vegjetacion i ulët);
- Komuna e Gazi Babës – fsh. Trubarevo (vegjetacion i ulët dhe plehra);
- Komuna e Sarait – fsh. Dolno Svilare (pyll i përzier dhe vegjetacion i ulët).
Në lidhje me motin, nga Shërbimi Hidrometeorologjik (UHMR) thonë: "Korriku sivjet ishte mesatarisht i ngrohtë dhe mesatarisht me reshje."
Foto: DZS (Ilustrim – arkivë)


