Qendra për Menaxhimin e Krizave paralajmëron për përhapje të shpejtë të zjarreve
QMK: FWI shumë i lartë në jug, qendër dhe lindje — rrezik i shtuar për zjarre të përhapura shpejt.

Sipas të dhënave nga Sistemi për Zjarret e Pyjeve – MKFFIS, Qendra për Menaxhimin e Krizave (QMK) njofton se sot në orën 09:00 indeksi meteorologjik i rrezikut nga zjarret (FWI) u rrit me rritjen e temperaturave ditore.
Muhamet Ali, drejtori i QMK-së, paralajmëroi se gjatë pasdites pjesët lindore, qendrore dhe jugore të Maqedonisë së Veriut do të shënojnë FWI shumë të lartë, çka tregon rrezik të shtuar për shkaktim dhe përhapje të shpejtë të zjarreve në hapësirë të hapur dhe pyjore me intensitet shumë të lartë.
Autoritetet apelojnë për kujdes në natyrë
Pjesët e tjera të vendit aktualisht kanë FWI të lartë, ndërsa zonat malore më të larta mbeten me indeks të ulët dhe shumë të ulët.
"Në kushte të temperaturave të larta dhe rrezikut të shtuar nga zjarret, bëj apel te qytetarët për kujdes të veçantë dhe sjellje të përgjegjshme, veçanërisht gjatë qëndrimit dhe lëvizjes në natyrë. Çdo veprim i pakujdesshëm mund të shkaktojë zjarr që, në këto kushte meteorologjike, mund të përhapet shumë shpejt dhe të kapë sipërfaqe më të mëdha," tha Ali.
Qendra për Menaxhim të Krizave njoftoi se do të vazhdojë ndjekjen e situatës përmes MKFFIS dhe do të informojë dhe koordinojë në kohë institucionet kompetente.
Foto: ЦУК


