Kryefaqja
Maqedonia

Fëmijët-viktima jetojnë me frikë të vazhdueshme, ekspertët: e nevojshme reagim i shpejtë nga institucionet

Institucionet e përfshira dhe aktivistët kërkojnë sistem kombëtar të koordinuar për mbrojtjen dhe raportimin e abuzimeve.

·Maqedonia
Fëmijët-viktima jetojnë me frikë të vazhdueshme, ekspertët: e nevojshme reagim i shpejtë nga institucionet

Hapësirat digjitale në vend po bëhen gjithnjë e më shumë vendi i ngjarjeve të shfrytëzimit seksual, shantazhit, ngacmimit dhe keqpërdorimit të fëmijëve. Përmbajtje eksplicite që përfshijnë të mitur krijohen dhe shpërndahen, ndërsa viktimat shpesh mbeten të vetmuara dhe të trembura.

Nevojitet një sistem kombëtar i koordinuar për mbrojtjen e fëmijëve

Ambasada e Fëmijëve “Megjashi” theksoi se duhet një sistem kombëtar i koordinuar që do të bashkojë institucionet dhe do t’u mundësojë fëmijëve të raportojnë keqpërdorimin në mënyrë të sigurt dhe konfidenciale, pasi shumë raste nuk arrijnë kurrë te autoritetet.

"Shëndeti mendor në vitet e fundit është bërë një sfidë serioze me të cilën përballen fëmijët. Kemi raste ku fëmijët përballen me mendime vetëvrasëse. Nuk mund të flasim vetëm për disponueshmëri dhe për një problem të caktuar. Po ashtu dhuna ndërfëmijësore, dhuna nga bashkëmoshatarët, bullizmi është diçka me të cilën në periudhën e ardhshme do të duhet të punojmë shumë seriozisht së bashku," tha Zharko Zmijanac, drejtor i Ambasadas së Fëmijëve "Megjashi".

Prokuroria shtoi se dhuna digjitale nuk është lojë e fëmijëve dhe mund të përmbajë elemente të vepra penale serioze. Nevojiten procedura të shpejta, sigurim efikas i provave dhe mbrojtje e fëmijëve gjatë gjithë procesit. Ndryshimet në sjelljen dhe disponimin e fëmijës, tërheqja ose problemet në shkollë mund të jenë sinjale të para që diçka po ndodh.

"Sjellja e tyre në shkollë gjithashtu duhet të jetë sinjal për pedagogët, psikologët dhe mësuesit që në kohë të sigurohen të gjitha ato prova që më pas do të jenë të nevojshme për të realizuar një procedurë që nuk do të përfundojë vetëm me masa dhe pasoja konkrete ndaj personit që del si autor i këtij vepre penale, por në radhë të parë të ketë rol në dërgimin e mesazhit për të gjithë të tjerët se kjo nuk është kaq e pafajshme, se nuk trajtohet si një lloj lojë fëmijësh, por ka seriozitet dhe pasoja," tha Spasena Andonova nga Zyra e Prokurorit Publik - Shkup.

Ndikimet afatgjata të keqpërdorimit online u dëshmuan edhe në rastin "Javna soba", ku u vendos përgjegjësi edhe për administratorët e grupit që lejuan që përmbajtje me shfrytëzim seksual të fëmijës të jenë të aksesueshme për anëtarët. "Në këtë rast, megjithëse prokuroria i ishte drejtuar aplikacionit Telegram për të marrë të dhëna, nuk u mor përgjigje; fatmirësisht, sepse në rast kishte prova të mjaftueshme, gjykata konstattoi se veprimet ose mosveprimet përmbanin elementet e veprës penale për të cilën ata ishin ngarkuar dhe për këtë u gjetën fajtorë dhe u dënuan me burgim nga katër vjet secili," tha Biljana Kocevska, gjykatëse në Gjykatën Themelore Penale.

Gjatë debatit parlamentar që u mbajt për Ditën Botërore për Parandalimin dhe Shërimin nga Eksploatimi Seksual, Keqpërdorimi dhe Dhuna ndaj Fëmijëve, institucionet e përfshira theksuan se heshtja nuk duhet të jetë opsioni i vetëm për fëmijët: ata duhet të dinë se ku të drejtohen dhe se nuk janë vetëm.

Foto: material shtypi nga ngjarja

Artikuj të ngjashëm