Kryefaqja
Sporti

Declan Rice në prag të kontratës së re me Arsenal që do ta bëjë një nga më të paguarit

Mesfushori 27-vjeçar negocion një zgjatje kontrate që i skadon në fund të sezonit të ardhshëm dhe do tbë rrisë pagën e tij.

·Sporti
Declan Rice në prag të kontratës së re me Arsenal që do ta bëjë një nga më të paguarit

Declan Rice është afër nënshkrimit të një kontrate të re afatgjatë me Arsenal, ndërsa negociatat mes mesfushorit dhe klubit janë në një fazë të avancuar.

Mesfushori 27-vjeçar ka një kontratë që skadon në fund të sezonit të ardhshëm. Palët po diskutojnë kushtet e një zgjatjeje që do ta mbante atë në Londrën veriore për një periudhë më të gjatë.

Sipas marrëveshjes së propozuar, paga e Rice do të barazohej me atë të Bukayo Saka-s, e cila vlerësohet rreth A3350,000 në javë, çka do ta bënte atë një nga të paguarit më mirë në klub.

Tani për tani, Rice fiton rreth A3240,000 në javë, kështu që kontrata e re do të përbënte një rritje të ndjeshme të të ardhurave të tij.

Arsenal e sheh Rice si një prej lojtarëve kyç të formacionit të Mikel Arteta-s dhe është i gatshëm ta shpërblejë rëndësinë e tij për skuadrën me kushte të përmirësuara.

Klubi pritet të përmbyllë bisedimet shpejt për të siguruar shërbimet e tij në planifikimin e skuadrës për sezonet në vijim.

Foto: Arsenal (X)

Artikuj të ngjashëm