Një pjesë e raketës së SpaceX u përplas me Hënën, konfirmuan observatorët
Observatorët në Paranal dhe ESO regjistruan shkëndija drite dhe gjurmë spektrale të natriumit dhe litiumit

Një copë e humbur e një rakete të SpaceX-it u përplas me Hënën ndërsa lëvizte në orbitë me shpejtësi rreth 8.690 kilometra në orë, konfirmuan dy observatorë. Bëhet fjalë për fazën e sipërme të harxhuar të anijes kozmike "Falcon 9".
Pjesa ka madhësinë e një ndërtese pesëkatëshe dhe peshon të paktën katër tonë
Përshkrimet thonë se faza e sipërme ishte përafërsisht sa një ndërtese pesëkatëshe dhe peshonte të paktën katër tonë. Përplasja shkaktoi një shkëndijë të shkurtër, e cila u regjistrua nga teleskopët tokësorë, dhe jo nga ndonjë anije që tashmë ndodhej në orbitën rreth Hënës.
Asnjë nga disa anijet kozmike që qarkullojnë rreth Hënës nuk ishte pozicionuar në mënyrë që të kapte pamje të përplasjeve nga afër. Megjithatë, observatori "Paranal" në Kili dhe Teleskopi i Madh i Observatorit Evropian Jugor (ESO) vunë re shkëndija drite të lidhura me përplasjen.
"Ne mund të konfirmojmë se teleskopi ka zbuluar linja spektrale të gazit të natriumit dhe litiumit në reën e përplasjes, e cila ka ekzistuar 5–10 minuta", tha një zëdhënës i ESO-së.
Vëzhgimet e linjave të natriumit dhe litiumit në reën nga përplasja ofrojnë një nxitje për analiza të mëtejshme mbi mënyrën se si përplasjet me shpejtësi të lartë ndryshojnë vetitë kimike dhe fizike të sipërfaqes së Hënës. Hulumtuesit do të vazhdojnë përpunimin e të dhënave për të përshkruar me më tepër saktësi ngjarjen.
Foto: AP)


