Dy shtetas letonë të liruar me kusht pas arrestimit në RAF Molesworth
Të gjetur në RAF Molesworth në Cambridgeshire në orën 2 të mëngjesit, burrat u arrestuan për hyrje në një vend të kufizuar ushtarak dhe më pas u liruan me kusht.

Dy shtetas të Letonisë u liruan me kusht pasi u arrestuan për thyerje të perimetrit të një baze ajrore britanike që përdoret nga inteligjenca ushtarake e SHBA-së.
Policia e Londrës tha se "burri, në moshë 36, përkatësisht 32 vjeç, u arrestuan me dyshim se hynë në një objekt ushtarak të kufizuar me qëllim që t9i dëmtojnë interesat e Mbretërisë së Bashkuar, pasi u gjetën në RAF Molesworth në Cambridgeshire, Angli lindore, dje në orën 2 të mëngjesit."
Lirim me kusht dhe hetim për motivin
Të dy personat, që jetojnë në Mbretërinë e Bashkuar, u dërguan në një komisariat policor në Cambridgeshire para se të liroheshin me kusht dhe nën masa të rrepta deri në përfundim të hetimeve.
Komandantja Helen Flanagan, udhëheqëse e njësisë së Policisë Kundër Terrorizmit në Londër, tha se hetuesit ende po punojnë për "identifikimin e çdo motivi të mundshëm pse burrat ishin në atë vend."
Ajo po ashtu theksoi se hetimet nuk kanë gjetur prova që lidhin ngjarjen me incidentet në RAF Fairford në Gloucestershire muajin e kaluar.
Foto: material shtypi nga ngjarja


