EuroVolley 2026: çiftet e 1/8 të finales të konfirmuara, Maqedonia e Veriut eliminohet
Të tetë duelet e fazës së nokautit janë të përcaktuara; ndeshjet do të zhvillohen në Sofje dhe Torino më 19–21 shtator 2026.

Të gjitha çiftet për 1/8 e finales në EuroVolley 2026 janë përcaktuar pas përfundimit të ndeshjeve të fundit në Grupet A dhe C. Në Torino do të luhen katër ndeshje të fazës së nokautit, ndërsa katër tjera do të zhvillohen në Sofje.
Nga përballjet më me interes në Torino dalin Serbi–Slloveni dhe përballja e vendit pritës Itali ndaj Danimarkës. Italia siguroi vendin e parë në Grupin A pas një fitores dramatike ndaj Sllovenisë, ndërsa sllovenët përfunduan të dytët.
Grupi C në Torino përfundoi me Belgjikën në krye, para Finlandës, Serbisë dhe Danimarkës. Ndeshjet në Torino janë të planifikuara për 20 dhe 21 shtator 2026.
Në Sofje faza e nokautit nis me Poloni–Letoni dhe Gjermani–Bullgari, ndërsa ditën e dytë do të luhet Francë–Portugali dhe Ukrainë–Rumania. Këto duela janë të caktuara për 19 dhe 20 shtator 2026.
Çiftet e 1/8
- Itali – Danimarkë
- Slloveni – Serbi
- Çekia – Belgjikë
- Greqi – Finlandë
- Poloni – Letoni
- Gjermani – Bullgari
- Franci – Portugali
- Ukrainë – Rumania
Maqedonia e Veriut e përmbylli pjesëmarrjen në EuroVolley 2026 në Sofje me një fitore dhe një vend të 5-të në Grupin B, duke u eliminuar nga gara. Në fazën e parë u eliminuan edhe Suedia, Sllovakia, Izraeli, Estonia, Holanda, Turqia dhe Zvicra.
Foto: CEV.eu


