Kryefaqja
Bota

Gjeneral: Ushtarakët amerikanë duhet të përgatiten për luftime edhe rreth Hënës

Dje, kryetari i Joint Chiefs tha se SHBA-të duhet të adaptohen për t'u përgatitur për konflikte edhe në hapësirë rreth Hënës.

·Bota
Gjeneral: Ushtarakët amerikanë duhet të përgatiten për luftime edhe rreth Hënës

Këshilltari më i lartë ushtarak i presidentit të SHBA-së, Donald Trump, deklaroi dje se trupat amerikane duhet të përgatiten për mundësinë e luftimeve jo vetëm në orbitën e Tokës, por edhe rreth Hënës.

Gjenerali Den Kejn, kryetar i Këshillit të Përbashkët të Shefave të Shtabit, tha këtë në një konferencë për ajër, hapësirë dhe siguri kibernetike, pak pasi SHBA-të për herë të parë pranuan se kishin vendosur armë në hapësirë.

Forcat Hapësinore zgjerojnë detyrat

Kejn tha se ushtria duhet të përshtatet tash, që të jetë, sipas fjalëve të tij, "e përgatitur të luftojë, të qëndrojë dhe të fitojë — nga shtrati i detit deri te hapësira ndërmjet Tokës dhe Hënës".

Forcat Hapësinore të SHBA-së, dega më e re e ushtrisë amerikane e krijuar nga Trump në 2019, tashmë po përgatiten për operacione në hapësirë dhe rreth Hënës, thanë zyrtarët e lartë në konferencë.

"Njerëzimi po shkon gjithnjë më thellë në hapësirë, dhe detyra e Forcave Hapësinore është t'i ndihmojnë SHBA-të të jenë të përgatitura të mbrojnë interesat e tyre," tha gjeneral-lejtnant Gregory Gagnon, komandant i komandës për forcat luftarake të Forcave Hapësinore. Ai shtoi se komuniteti i inteligjencës së SHBA-së ka paralajmëruar se kundërshtarët e mundshëm përpiqen të zgjerojnë luftërat edhe në hapësirë.

"Kundërshtarët tanë të mundshëm, si Kina, po kryejnë në mënyrë aktive veprime në pjesë të ndryshme të hapësirës," tha Gagnon. Vëzhguesit vërejnë se deklaratat e tilla janë në kundërshtim me marrëveshjet ndërkombëtare afatgjata që parashikojnë përdorimin paqësor dhe demilitarizimin e hapësirës.

Foto: EPA-EFE/Isaac Fontana EPA-EFE/Isaac Fontana

Artikuj të ngjashëm