Climate Focus: Rreth 7 milionë hektarë pyje të shkatërruara në 2025, bota larg objektivit për 2030
Climate Focus: Në 2025 u shkatërruan rreth 7 milionë hektarë pyje, shumë më tepër se objektivi vjetor prej 4.2 milionë ha.

Një raport i organizatës konsultuese Climate Focus konstatojnë se bota mbetet larg nga arritja e qëllimit për ndalimin e shkatërrimit të pyjeve deri në vitin 2030, edhe pse humbjet e pyjeve u ulën në vitin 2025.
Sipas analizës, në 2025 u shkatërruan rreth 7.000.000 hektarë pyje — një ulje prej 15 për qind krahasuar me 2024 — por kjo sërish tejkalon kufirin vjetor të paraparë nga objektivi për 2030, i cili është 4,2 milionë hektarë.
Zona me humbjet më të mëdha
Humbjet më të mëdha u regjistruan në pyjet tropikale të Amerikës Latine, me afër 2.500.000 hektarë të shkatërruara, dhe në pjesët tropikale të Afrikës, me rreth 2.400.000 hektarë të humbura.
Ndërsa shkatërrimi i pyjeve në Amerikën Latine është ulur me 33 për qind nga një vit më parë, raporti vë në dukje se në basenin e Kongos nuk ka shenja të ndjeshme për përmirësim dhe humbjet vazhdojnë të jenë të larta.
Climate Focus i identifikon zgjerimin e tokave bujqësore, prerjen e drurëve dhe minierat si shkaktarët kryesorë të humbjeve. Autorët paralajmërojnë gjithashtu se ndryshimet politike dhe masat e pamjaftueshme për mbrojtje mund ta rrezikojnë përparimin e arritur.
Foto: material shtypi nga ngjarja


