COP31: 2026 e shënuar nga stuhitë ekstreme para samitit në Antalia
Zjarret, uragani Polo i kategorisë 5 dhe përmbytjet e gjera e vendosin ndryshimin klimatik në qendër të COP31, 9–20 nëntor.

Viti 2026 solli një valë të paprecedent të fenomeneve ekstreme klimatike në të gjithë botën, nga zjarret shkatërruese dhe vortexet e zjarrit, te uraganët, stuhitë e fuqishme dhe përmbytjet katastrofike.
Në Francë u regjistruan vortexe të zjarrit, ndërsa në Meksikë "uragani Polo për vetëm 24 orë u shndërrua nga një stuhi tropikale në një uragan të kategorisë së pestë".
Reshjet e dendura shkaktuan përmbytje në disa vende. Pasojat ishin veçanërisht të rënda në Mozambik, Paraguai, Siri, Turqi dhe Meksikë, ku përmbytjet shkatërruan shtëpi dhe infrastrukturë, shkaktuan viktima dhe detyruan mijëra njerëz të braktisin banesat.
Shkencëtarët paralajmërojnë
Era e fortë dhe stuhitë shkaktuan dëmtime edhe në Shtetet e Bashkuara, Indi dhe Mbretërinë e Bashkuar, duke shtuar barrën mbi komunitetet e prekur.
Shkencëtarët e klimës paralajmërojnë se ndryshimet klimatike rrisin intenzitetin dhe probabilitetin e këtyre fenomeneve ekstreme. Analiza të ekspertëve të klimës lidhin ngrohjen globale dhe emetimet e gazrave serë me përkeqësimin e kushteve që favorizojnë katastrofat shkatërruese.
Këto sfida do të jenë ndër temat kryesore në samitin e klimës COP31, i planifikuar të mbahet në Antalia, Turqi nga 9 deri më 20 nëntor.
Foto: material shtypi nga ngjarja


