Kryefaqja
Bota

Marta Kos në Bled: BE-ja duhet të tregojë unitet dhe gatishmëri për zgjerim

Në Forumit Strategjik të Bledit komisionerja për zgjerim theksoi rëndësinë e sinjalit të qartë dhe përparimin e Malit të Zi e Shqipërisë.

·Bota
Marta Kos në Bled: BE-ja duhet të tregojë unitet dhe gatishmëri për zgjerim

Komisionerja e BE-së për zgjerim, Marta Kos, kërkoi nga udhëheqësit e Bashkimit Evropian që të dërgojnë një sinjal të qartë se BE-ja është serioze dhe e përgatitur për zgjerim, gjatë Forumit Strategjik të Bledit.

"Zgjerim apo margjinalizim?"

Në panelin me titullin "Zgjerim apo margjinalizim?", Kos theksoi se shtetet kandidate duhet të përmbushin më parë kushtet për anëtarësim, por udhëheqësit evropianë po ashtu duhet të jenë të gatshëm politikisht të përkrahin procesin. "Sigurisht, vendet kandidate së pari duhet të përmbushin kushtet për anëtarësim. Zgjerimi do të funksionojë në bazë të rezultateve të arritura, por edhe udhëheqësit evropianë duhet të jenë të gatshëm të mbështesin zgjerimin. Në të njëjtën kohë, udhëheqësit e vendeve anëtare duhet t'ia shpjegojnë në vendet e tyre pse ky proces është i rëndësishëm, sepse duhet të flasim edhe për faktin që ekziston frikë nga zgjerimi tek vendet anëtare", tha ajo.

Forumi mblodhi zyrtarë nga Ballkani Perëndimor dhe kryeqytetet e BE-së. Ministri i Jashtëm i Malit të Zi, Ervin Ibrahimović, vlerësoi se lufta në Ukrainë tregoi se procesi i zgjerimit nuk ka të bëjë vetëm me reforma, por edhe me sigurinë. Mali i Zi, së bashku me Shqipërinë, ka bërë më shumë përparim në negociatat e pranimit dhe synon të përfundojë bisedimet me Brukselin deri në fund të vitit.

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ferit Hoxha, paralajmëroi se besueshmëria e procesit varej nga rezultatet e të dyja palëve: "Kjo do të ishte mesazhi i vërtetë për shtetet, se anëtarësimi në BE i pret pas përmbushjes së kushteve. Zgjerimi është një proces me dy drejtime – dhe vendet kandidate dhe BE-ja duhet të kryejnë detyrat e tyre të brendshme, të cilat do të humbnin besueshmërinë në rast të një bllokimi tjetër", tha ai.

Sekretarja shtetërore për çështjet evropiane e Sllovenisë, Tamara Vajngerl Požar, tha se Sllovenia do të qëndrojë një mbështetëse e fortë e zgjerimit, duke theksuar trajtimin e barabartë dhe principi i kushtëzimit edhe për vendet e Ballkanit Perëndimor, Ukrainën dhe Moldavinë. Një përfaqësuese e Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë, Natali Kauter, shtoi se javët dhe muajt në vijim do të jenë vendimtarë, para samitit të BE-së në tetor dhe publikimit të raportit vjetor për zgjerim, dhe paralajmëroi se dështimi do të ketë kosto të larta jo vetëm për rajonin, por edhe për BE-në në tërësi.

Foto: Принтскрин

Artikuj të ngjashëm