Kryefaqja
Politika

Sanja Lukarevska: Ekziston hendek prej 1 miliard euro në buxhet, po aq mungon edhe në Fondin Pensional

Deputetja e SDSM-së kritikon prerjet në ribalancin e buxhetit dhe paralajmëron ndikim te investimet kapitale dhe shërbimet publike.

·Politika
Sanja Lukarevska: Ekziston hendek prej 1 miliard euro në buxhet, po aq mungon edhe në Fondin Pensional

Gjatë debatit të mbrëmshëm në emisionin "Top Tema" në TV Telma, deputetja e SDSM-së, Sanja Lukarevska, tha se aktualisht ekziston një hendek prej një miliard euro në buxhet dhe se po kaq mungon edhe në Fondin për Sigurim Pensional dhe Invalidor.

Realizimi i investimeve kapitale dhe prerjet e buxhetit

"Derisa realizimi i investimeve kapitale, sipas asaj që shohim në faqen e Ministrisë së Financave për të gjithë përdoruesit buxhetorë, është 57,1 përqind. Mendoj se më shumë bie në sy Ministria për Vetëqeverisje Lokale me gati 5,7 përqind realizim të investimeve kapitale, dhe ajo është ministria që duhet të menaxhojë njësitë e vetëqeverisjes lokale," tha Lukarevska.

Ajo kritikoi prerjet që i cilësoi si të pakuptimta në ribalancin e buxhetit dhe vuri në dukje mungesën e vijës investuese që e karakterizoi debatin për ribalancin e parë.

"Pra, priten fonde për stacionin pastrues të ujrave, priten fonde për cilësinë e ajrit, ndotja e ajrit tani do të na trokasë në derë me ardhjen e dimrit, e kemi një rritje të fondeve buxhetore për blerje automjetesh për 79,1 përqind në krahasim me ribalancin e mëparshëm. Pra, u prera nga strategjia për luftën kundër ndotjes së ajrit, Ministrisë së Mbrojtjes së Mjedisit do t'i japim për të blerë automjete të reja. Nga ana tjetër themi se nuk shpenzojmë luksoz, se nuk shpenzojmë më shumë se sa është parashikuar," deklaroi ajo.

Lukarevska përmendi gjithashtu prerje në Ministrinë e Arsimit, përfshirë ulje të financimit për FINKI, për institucionet "Nënë Tereza", për rindërtimin e shkollave fillore dhe të mesme, për palestrat e shkollave fillore, për domet e studentëve dhe për masat e efikasitetit energjetik në konviktet studentore.

"Tek Ministria e Shëndetësisë kemi 100 milionë euro më pak te investimet kapitale. Atje nuk përmendet qendra klinike, spitali në Shtip, në Kërçovë, priten prerje te sëmundjet e rralla, etj. Tek Ministria e Ekonomisë priten prerje tek programi për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme dhe pritet të preket një çështje që i përket të gjithëve, demografia," theksoi Lukarevska.

Foto: material shtypi nga ngjarja

Artikuj të ngjashëm