Kryefaqja
Maqedonia

Arushë e vogël e kapur në kurth në Jakupica, shpëtohet

Gjuetarët e Shoqatës Ruen, inspektorët, MES, policia dhe veterineri i Kopshtit Zoologjik të Shkupit bashkëpunuan për shpëtimin.

·Maqedonia
Arushë e vogël e kapur në kurth në Jakupica, shpëtohet

Në mbrëmjen e kaluar, në malin Jakupica pranë Velesit, u shpëtua një arushë e vogël që kishte mbetur e kapur në një kurth. Kafshën e gjetën gjuetarë nga Shoqata e Gjuetisë „Ruen“ nga Velesi.

"Isim në gjueti kur dëgjuam të qajë një arushë. Ishte një britmë e fortë. Nga zëri e gjetëm të voglin. Ishte agresiv nga dhimbja, por na kërkonte shpëtim. Me sy të butë kërkonte që ta shpëtonim, por nuk na lejonte të afroheshim. Në afërsi ishte edhe nëna e tij, që po shikonte se çfarë po ndodhte. Menjëherë e raportuam tek shoqata e gjuetarëve," tha një nga gjuetarët që e gjetën arushën.

Operacion i koordinuar në terren

Në aksionin e shpëtimit morën pjesë dy inspektorë nga Inspektorati Shtetëror për Mjedisin (DIŽS), anëtarë të Shoqatës „Ruen“, përfaqësues të Shoqatës Ekologjike të Maqedonisë (MES), policia e Velesit dhe një veteriner nga Kopshti Zoologjik i Shkupit. Ekipet bashkëpunuan për të siguruar zonën dhe për të liruar arushën nga kurthi.

Operacioni kishte për qëllim t'i lehtësonte vuajtjet arushës së vogël dhe të minimizonte rrezikun për nëna e saj, e cila kishte qëndruar pranë vendit të ngjarjes. Pas lirimit, veterineri e kontrolloi kafshën dhe ajo u dërgua për kujdes të mëtejshëm.

Inspektorati Shtetëror për Mjedisin njoftoi për shpëtimin dhe vuri në dukje rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet gjuetarëve, shoqërisë civile dhe autoriteteve për intervenime të shpejta në zonat malore. Do të kryhet monitorim i mëtejshëm për të vendosur nëse arusha mund të kthehet në natyrë ose kërkon trajtim më të gjatë.

Foto: Drzhaven inspektorat za zhivotna sredina)

Artikuj të ngjashëm