Milan e afron Endrick — 70 milionë euro, Real kërkon klauzolë rikthimi
Milan ofron 60 milionë euro plus 10 milionë në bonuse; Real kërkon të përfshijë klauzolën e rikthimit në kontratë.

AC Milan po përgatit ofertë për sulmuesin brazilian Endrick nga Real Madrid, me bisedime që synojnë paketën deri në 70 milionë euro para merkatos së janarit 2027.
Rossonerët synojnë të paguajnë 60 milionë euro të sigurta dhe 10 milionë shtesë si bonuse të lidhura me performancën. Sipas të dhënave, kontaktet e para midis klubeve janë nisur ndërsa Milan kërkon të forcojë repartin sulmues.
Real kërkon klauzolë rikthimi
Real Madrid ka vendosur një kërkesë të veçantë në negociata: të përfshihet një klauzolë rikthimi në kontratë, që do t’u lejonte të rikthenin Endrick në të ardhmen nëse zhvillimi i tij e justifikon këtë veprim. Presidenti Florentino Pérez kërkon këtë klauzolë për të ruajtur opsionin e klubit mbi talentin e ri.
Endrick, i sjellë në Madrid si një nga talentet më të mëdha, ende nuk e ka sigurua një vend të rregullt titullari. Trajneri José Mourinho i ka dhënë më shumë minuta kohët e fundit, por braziliani raportohet i pakënaqur me statusin e tij dhe kërkon më shumë kohë loje — një nga arsyet kryesore për interesin e Milan.
Këtë sezon Endrick ka luajtur shtatë ndeshje për Real Madrid, me një gol dhe një asist. Në gjysmën e dytë të sezonit të kaluar ai ishte huazuar te Lyon, ku në 21 paraqitje shënoi tetë gola dhe dha tetë asistime.
Nëse marrëveshja finalizohet në janar, Milan do të shpresojë se minuta e rregullt në Serie A do ta përshpejtojë progresin e tij, ndërsa Real do të mbajë mundësinë për ta rikthyer përmes klauzolës së rikthimit.
Foto: FIFA World Cup X


