Kryefaqja
Bota

Të paktën dy të vdekur dhe 60 të plagosur në sulmin rus ndaj Krivyi Rih

Autoritetet lokalë njoftojnë dy të vrarë dhe të shumtë të plagosur pas sulmit që shkaktoi zjarre dhe dëme në infrastrukturë.

·Bota
Të paktën dy të vdekur dhe 60 të plagosur në sulmin rus ndaj Krivyi Rih

Të paktën dy persona u vranë dhe 60 u plagosën në një sulm rus ndaj Krivyi Rih, qytetit të tetë më të madh të Ukrainës dhe vendlindjes së presidentit Volodymyr Zelensky, njoftuan autoritetet lokale.

Oleksandr Vilkul, kreu i administratës së qytetit, shkroi në Telegram se një fëmijë 7-vjeçar dhe një vajzë 20-vjeçare humbën jetën në sulmin e natës së kaluar.

Oleksandr Ganja, kreu i administratës ushtarake rajonale, tha se 60 persona u plagosën, përfshirë gjashtë fëmijë. Sulmi shkaktoi katër zjarre dhe dëmtim të rreth 25 ndërtesave banimi, një spitali, shkollave, një objekti industrial, si dhe të lokaleve dhe automjeteve.

Ngjarje të tjera në Ukrainë

Sherbimet e emergjencës në Ukrainë thanë se në rajonin e Kharkiv një dron rus goditi një ndërtesë banimi me pesë kate, duke plagosur 11 persona, përfshirë dy fëmijë. Po ashtu, një person u plagos në një sulm në Kiev, sipas të njëjtave shërbime.

Autoritetet lokale ruse njoftuan se tre persona u plagosën në rajonet kufitare Bryansk dhe Belgorod nga incidente që ata i atribuojnë dronëve ukrainas.

Këto sulme bien përsëri mbi civilët dhe infrastrukturën dhe tregojnë vazhdimin e përleshjeve në shumë rajone të Ukrainës.

Foto: material shtypi nga ngjarja

Artikuj të ngjashëm