Kryefaqja
Bota

Sulm me dron pranë Kanalit të Suezit shkakton zjarr në dy anije magazinimi të gazit

Një dron i panjohur goditi anijen amerikane “Energos Winter”, duke shkaktuar zjarr që përfshiu edhe një anije tjetër në portin Damieta.

·Bota
Sulm me dron pranë Kanalit të Suezit shkakton zjarr në dy anije magazinimi të gazit

Një sulm me dron pranë portit të Damietas në Egjipt shkaktoi zjarre në dy anije të magazinimit të gazit dhe ngriti shqetësime se lufta mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit mund të hapë një front të ri që rrezikon lundrimin në korridorin e Kanalit të Suezit.

Qeveria egjiptiane njoftoi sot se hetimi paraprak tregoi se një dron i pandidentifikuar dje shkaktoi zjarr në dy anije në portin e Damietas, një port mesdhetar i vendosur pranë Kanalit të Suezit, që lidh Mesdheun me Detin e Kuq.

Anija amerikane goditur

Sipas zyrtarëve dhe burimeve të njohura me incidentin, droni goditi anijen amerikane për magazinimin e gazit "Energos Winter", duke shkaktuar një zjarr që më pas u përhap edhe në një anije tjetër. Askush nuk ka marrë përgjegjësinë, dhe autoritetet thanë se po ndërmarrin masa për të mbrojtur sigurinë kombëtare të Egjiptit.

Analistë dhe përfaqësues të industrisë së transportit detar vënë në dukje se ngjarja tregon rrezikun e përhapjes së konfliktit jashtë zonave të përfshira më parë, ndërsa Kanal i Suezit mbetet rruga e fundit e paprekur për eksportet e naftës saudite.

Burime lokale të informuara për ngjarjen thanë se zjarri fillestar në "Energos Winter" u përhap shpejt te anija ngjitur para se ekipet e emergjencës ta shuanin atë; hetimet vazhdojnë dhe forcat e sigurisë po forcojnë patrullimet dhe masat rreth porteve kyçe.

Foto: material shtypi nga ngjarja

Artikuj të ngjashëm