Kryefaqja
Maqedonia

Rreth 2,000 nxënës dhe mësues në Indonezi u sëmurën pas vakteve të shkollës

Qindra u sëmurën në incidente në Java të Mesme dhe Java të Lindjes pas vakteve nga programi MBG.

·Maqedonia
Rreth 2,000 nxënës dhe mësues në Indonezi u sëmurën pas vakteve të shkollës

Rreth 2,000 nxënës dhe mësues në Indonezi raportuan simptoma të helmimit nga ushqimi gjatë tre ditëve të fundit, pasi konsumuan vakte të ofruara nga programi shtetëror i ushqimit falas në shkolla.

Rasti më i fundit përfshiu 777 nxënës dhe staf që u sëmurën pas një vakti të mërkurën në një shkollë të mesme në Lasem, në Provincën Java e Mesme. Shumica zhvilluan diarre, çka shkaktoi probleme në tualetet e shkollës dhe çoi në pezullimin e mësimit. Afërsisht 1,200 nxënës dhe 95 anëtarë të stafit u dërguan në shtëpi, ndërsa disa persona u transportuan në spital.

Drejtorja e shkollës tha se shteti do të mbulojë shpenzimet për trajtim dhe se distributor lokal i ushqimit erdhi në shkollë për të marrë përgjegjësinë.

Hetimet dhe analizat laboratorike

Një rast tjetër i dyshuar i helmimit masiv ndodhi një ditë më parë, kur 730 persona u semurën pas konsumimit të vakteve të siguruara përmes programit falas të ushqimit (MBG) në një internat islamik në Sidoarjo, Java e Lindjes, sipas zyrtarëve lokalë të shëndetësisë.

Autoritetet lokale po hetojnë shkaqet dhe kanë dërguar mostra të ushqimit për analizë laboratorike për të përcaktuar nëse ka pasur kontaminim.

Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Ushqimit të Indonezisë paralajmëroi se nëse konstatohet neglizhencë dhe elemente të vepër penale, përgjegjësit do të përballen me pasoja.

Foto: SMANELA / Wikimedia Commons (CC BY-SA 4.0)

Artikuj të ngjashëm