Transaksione online mbi 530 milionë euro në gjysmën e parë të 2026
AETM raporton rritje 14.1% dhe 15.3 milion transaksione; tregtarët vendas morën €302.4M.

Shoqata për E‑Tregti e Maqedonisë (AETM) bëri të ditur se në gjashtëmujorin e parë të vitit 2026 pagesat online kapën mbi 530 milionë euro, një rritje prej 14,1% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Analiza mbështetet në të dhënat e publikuara nga Banka e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Shifra kryesore
Vlera totale e transaksioneve në pika të tregtisë elektronike arriti 32,611.2 milion denarë ose 530.3 milionë euro. Nga kjo shumë, transaksionet drejt tregtarëve elektronikë maqedonas arritën 18,597.6 milion denarë (302.4 milionë euro), me një rritje prej 14.9%.
Brenda kësaj shume, pagesat me kartela të mbajtësve maqedonas drejt tregtarëve vendas arritën 16,694.5 milion denarë (rreth 271.5 milionë euro), me rritje 13.9%. Pagesat me kartela të huaja drejt tregtarëve maqedonas ishin 1,903.9 milion denarë (rreth 30.9 milionë euro), me rritje 23.8%.
Mbajtësit maqedonas të kartelave kryen blerje online te tregtarë të huaj në vlerë 14,013.7 milion denarë (rreth 227.9 milionë euro), 13.3% më shumë krahasuar me gjysmën e parë të 2025.
Numri i përgjithshëm i transaksioneve online arriti 15.3 milion, një rritje prej 10.1% në bazë vjetore. Shumica e transaksioneve ishin me kartela maqedonase te tregtarët vendas — rreth 8 milion transaksione, me rritje 12.3%. Transaksionet e mbajtësve maqedonas te tregtarët e huaj ishin 6.45 milion, me rritje 5.7%. Transaksionet me kartela të huaja drejt tregtarëve maqedonas tejkaluan 904 mijë, me rritje 26.7%.
AETM theksoi se këto të dhëna pasqyrojnë zgjerimin e tregtisë elektronike në vend gjatë gjysmës së parë të vitit 2026.
Foto: material shtypi nga ngjarja


