Kryefaqja
Maqedonia

Komuna e Kisela Voda u bëri thirrje qytetarëve që sonte në orën 22:00 të mbyllin dritaret

Komuna apelon që banorët të mbyllin dritaret dhe dyert derisa të zgjasë spërkatja tokësore, nga ora 22:00 deri në mesnatë.

·Maqedonia
Komuna e Kisela Voda u bëri thirrje qytetarëve që sonte në orën 22:00 të mbyllin dritaret

Komuna e Kisela Voda përmes rrjeteve sociale njoftoi qytetarët se sonte (e enjte, 30 korrik) do të kryejë një aksion për spërkatje kundër mushkonjave në tërë territorin e komunës.

Spërkatja është caktuar nga ora 22:00 deri në 00:00

Administrata lokale i tha qytetarëve që gjatë atij periudhe të mbyllin dritaret dhe dyert e shtëpive, në mënyrë që masa të kryhet në mënyrë të sigurt.

"Aksioni do të realizohet në periudhën nga ora 22:00 deri në 00:00, dhe administrata lokale apelon te qytetarët, nëse është e mundur, në atë interval kohor të mbajnë të mbyllura dritaret dhe dyert, në mënyrë që spërkatja të kryhet në mënyrë të sigurt dhe efektive", thonë nga Komuna e Kisela Voda.

Në njoftim nuk është shpjeguar pse u zgjodh pikërisht ky orar dhe pse spërkatja nuk është planifikuar më vonë gjatë natës, kur nxehtësia do të ulet dhe zakonisht më shumë shtëpi do të kenë dritaret e mbyllura.

Gjithashtu është paralajmëruar se herët në mëngjes do të kryhet edhe spërkatje nga ajri mbi Shkup, e drejtuar kundër mushkonjave të rritura, të enjten dhe të premten.

Komuna i lut qytetarët të respektojnë udhëzimet dhe, nëse është e mundur, gjatë intervalit të shënuar kohor të mbajnë dritaret dhe dyert të mbyllura.

Foto: ilustrim / arkivë

Artikuj të ngjashëm