Pentagoni njofton transmetim drejtpërdrejt të ekzekutimit të Nidal Hasan
Pit Hegset tha se ekzekutimi është caktuar për 3 dhjetor në Fort Hood dhe se publiku do të mund ta ndjekë transmetimin.

Pentagoni njoftoi se do të transmetojë drejtpërdrejt ekzekutimin e ish-majorit të Ushtrisë amerikane Nidal Hasan me një skuadër ekzekutimi, tha ministri i Mbrojtjes Pit Hegset. Hasan u dënua me vdekje pas sulmit më 5 nëntor 2009 në bazën Fort Hood në Teksas, ku vrau 13 ushtarë amerikanë të paarmatosur dhe plagosi 32 të tjerë.
Hegset tha se ekzekutimi është caktuar për 3 dhjetor në Fort Hood dhe se publiku do të ketë mundësi ta ndjekë transmetimin.
“Ne do të sigurohemi që njerëzit të mund ta shikojnë. Njerëzit duhet të kuptojnë se ekzistojnë pasoja serioze për këto vepra,” tha Hegset.
Konteksti ligjor dhe historik
Nëse zbatohet, do të ishte ekzekutimi i parë publik në Shtetet e Bashkuara pas pothuaj një shekulli dhe ekzekutimi i parë ushtarak me skuadër ekzekutimi që nga Lufta e Dytë Botërore.
Avokati John Mills, që punon me të dënuar me vdekje, paralajmëroi për pasigurinë ligjore dhe novacionin e nismës. “The decision to broadcast live is unprecedented in the modern era and sits on uncertain legal ground. I would be surprised if it actually is carried out,” tha Mills.
Të dhënat ndërkombëtare tregojnë se vitin e kaluar u ekzekutuan më shumë se 2,700 dënime me vdekje në 17 vende; vetëm dy prej tyre i kryen ekzekutimet në publik: 11 në Iran dhe gjashtë në Afganistan.
Foto: Geti)


