Kryefaqja
Sporti

Pesë legjenda të hendbollit bashkë në Forumin e parë të hendbollit për gra në Ohër

Federata e Hendbollit e Maqedonisë mblidh pesë emra të mëdhenj për të diskutuar sfidat dhe mundësitë e hendbollit për femra.

·Sporti
Pesë legjenda të hendbollit bashkë në Forumin e parë të hendbollit për gra në Ohër

Federata e Hendbollit e Maqedonisë do të organizojë Forumin e parë të Hendbollit për Gratë më 26 shtator 2026 në Ohër, duke sjellë së bashku pesë emra të njohur të sportit për të diskutuar të ardhmen e hendbollit për femra.

Ngjarja zhvillohet brenda kuadrit të turneut ndërkombëtar "Trophy Macedonia 2026" dhe mbështetet nga projekti "Women's Sports Stories", një iniciativë dyjavore e përkushtuar promovimit të grave në sport.

Nën moton "Një ndeshje. Një zë. Një e ardhme.", panelistet Indira Kastratović, Andrea Lekić, Lidija Horvat, Suzana Lazović dhe Dragana Cvijić do të ndajnë rrëfimet e tyre personale dhe profesionale: nga hapat e parë në hendboll deri te ndeshjet më të mëdha dhe medaljet e fituara. Do të flasin hapur për ngritjet dhe rëniet, për mbështetjen që kanë pasur dhe për paragjykimet me të cilat janë përballur, për mundësitë që ofron skena e hendbollit në Ballkan dhe për ndryshimet që duhen bërë që hendbolli për femra të vazhdojë të rritet.

Do të theksohet gjithashtu edhe qëndrueshmëria, udhëheqja dhe jeta pas karrierës si lojtare — tema që organizatorët i konsiderojnë të rëndësishme jo vetëm për sportistet e niveleve të larta, por edhe për brezat që vijnë.

Forumi do të bashkojë legjendat, lojtarët aktualë të përfaqësueses së Maqedonisë, hendbollistet e reja nga skena vendore, trajnerët, profesionistët e sportit dhe ata që punojnë për zhvillimin e brezave të ardhshëm.

Informacione praktike

Data: 26.09.2026
Vendi: Pallati Sportiv "Biljanini Izvori", Ohër
Ora: 11:00 – 13:30
Panelistet: Indira Kastratović, Andrea Lekić, Lidija Horvat, Suzana Lazović, Dragana Cvijić
Moderatorja: Jana Serafimova
Organizatori: Federata e Hendbollit e Maqedonisë

Organizatorët e përshkruajnë forumit si një hap të qëllimshëm drejt krijimit të një hapësire ku përvoja ndahet hapur, ku do të ngrihen pyetje të rëndësishme dhe ku idetë për një të ardhme më të fortë të hendbollit për femra mund të zhvillohen.

Foto: material shtypi nga ngjarja

Artikuj të ngjashëm