Kryefaqja
Bota

Drejtor funerali në Mbretërinë e Bashkuar përziente hir njerëzor dhe u jepte familjeve mbetje të të tjerëve — mori 20 vjet burg

Gjykata në Hull vendosi se drejtori i Legacy kishte mashtruar familjet, përzier mbetjet dhe përfitoi rreth 657.000 euro.

·Bota
Drejtor funerali në Mbretërinë e Bashkuar përziente hir njerëzor dhe u jepte familjeve mbetje të të tjerëve — mori 20 vjet burg

Drejtori i një kompanie funerale në Mbretërinë e Bashkuar mori 20 vjet burg pasi u shpall fajtor për dhënien e hirrit të personave të tjerë familjeve të pikëlluara, në vend që të kremonte trupat e të afërmve të tyre.

Policia, gjatë një bastisjeje në shtëpinë funerale "Legacy Independent Funeral Directors" në qytetin Hull, në mars 2024, gjeti rreth 35 trupa dhe më shumë se 100 enë me hir, çka çoi në një hetim për praktikat e kompanisë.

Sipas aktakuzës, Robert Bush përziente hir nga trupa të ndryshme të kremuara dhe krijoi një rezervë mbetjesh që më pas ua jepte familjeve të pikëlluara kur ato kërkonin hirin e të afërmve të tyre. Gjykata dëgjoi se ai kishte mashtruar gati 200 familje dhe kishte përfituar rreth 657.000 euro.

Gjyqtari: "kishte shkaktuar dhimbje dhe vuajtje me përmasa të vështira për t'u përshkruar"

Gjatë shpalljes së dënimit në Gjykatën e Hull, gjyqtari Hilliard i tha ish-funeralistit se "kishte shkaktuar dhimbje dhe vuajtje me përmasa të vështira për t'u përshkruar".

Gjykata u informua se të afërmit e 46 personave të kremuar midis 2017 dhe 2024 kishin marrë hir të huaj, ndërsa familjet e 11 personave të tjerë kurrë nuk kishin marrë mbetjet. Bush pranoi faj për 67 vepra penale, përfshirë privimin e 30 personave nga një funeral dinjitoz dhe i përshtatshëm, vjedhje ndaj 12 organizatave humanitare dhe veprimtari mashtruese gjatë një periudhe prej gati 12 vjetësh.

Në gjykimin pesëditor, i cili filloi të hënën, prokuroria deklaroi se Bush kishte shkelur besimin e klientëve të tij "gati në përmasa industriale". Gjyqtari paralajmëroi se askush që kishte përdorur shërbimet e kremimit të "Legacy" "në asnjë moment nuk mund të ishte plotësisht i sigurt që kishte marrë hirin e të afërmit të tij" dhe shtoi: "Duhet të ketë pasur një anë të pandjeshme që i lejoi të sillte ndaj të gjallëve dhe të vdekurve ashtu si u sill, dhe ai ishte mjaft i sigurt që do tbë të dilte pa u ndëshkuar për atë që bëri".

Foto: MIA

Artikuj të ngjashëm