Kryefaqja
Maqedonia

27-vjeçari nga Gostivari ndalohet pas vozitjes së Yamahas me 188 km/h në pjesë ku kufiri është 80 km/h

Një 27-vjeçar u ndalua pasi voziti Yamaha me 188 km/h në pjesën Gostivar–Tetovë ku kufiri është 80 km/h.

·Maqedonia
27-vjeçari nga Gostivari ndalohet pas vozitjes së Yamahas me 188 km/h në pjesë ku kufiri është 80 km/h

Një motorrist 27-vjeçar nga Gostivari u ndalua pasi u regjistrua duke vozitur një Yamaha me shpejtësi 188 km/h në një pjesë rrugë ku lejohet vetëm 80 km/h, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme (MPB).

Shkelja u regjistrua dje në orën 16:20 në autostradën Gostivar–Tetovë, me ndihmën e një automjeti të specializuar policor interceptues.

Policia: i ndaluar nën dyshim për drejtim të pakujdesshëm

“Ngasësi V.B. (27) është ndaluar nën dyshim për kryerjen e veprës penale të drejtimit të pakujdesshëm të mjetit motorik. Kundër tij do të ndërmerret procedurë e përshtatshme,” thuhet në njoftimin e policisë.

MPB thekson se policia po vazhdon kontrolle të përforcuara trafiku me interceptues në të gjithë vendin, me qëllim zbulimin dhe ndëshkimin e shoferëve të pakujdesshëm dhe rritjen e sigurisë rrugore.

Autoritetet bëjnë thirrje që të gjithë pjesëmarrësit në trafik t'i respektojnë rregullat dhe kufizimet, duke paralajmëruar se shpejtësia e papërshtatshme mbetet një nga shkaktarët kryesorë të aksidenteve serioze rrugore.

Foto: Printskrin

Artikuj të ngjashëm