Rafael Freitas: E dhemb largimi nga Europa, por duhet të kthehemi te sfidat e tjera
Pas eliminimit nga Hibernian në raundin e tretë kualifikues, Shkëndija kthehet te sfidat e kampionatit vendas dhe synon titullin.

Ekipi i Shkëndijës e përfundoi paraqitjen e tij në Evropë këtë verë pasi nuk arriti të kalojë Hibernianin skocez në raundin e tretë kualifikues të UEFA Europa Conference League, dhe tani duhet të përqendrohet në garat vendore.
Rafael Freitas: Humbja dhe kthimi menjëherë te kampionati
Sulmuesi Rafael Freitas tha se eliminimi i dhemb, por që skuadra duhet të rikuperojë shpejt sepse ndeshjet e ardhshme vendimtare për sezonin e Shkëndijës.
“Sigurisht që jemi të zhgënjyer dhe të trishtuar që nuk arritëm të kualifikohemi në raundin e ardhshëm. Mendoj se e merituam, sepse ishim ekipi më i mirë në të dy ndeshjet, në Skoci dhe në shtëpi. Megjithatë, ashtu është futbolli, ekipi që luan më mirë nuk fiton ose avancon gjithmonë. Pavarësisht nga kjo, nesër na pret një ndeshje tjetër e rëndësishme në kampionat dhe duhet të rikthehemi sa më shpejt te ajo. Secila ndeshje është kyçe në rrugën drejt qëllimit tonë kryesor për këtë vit, që është të fitojmë titullin,” tha Freitas.
Ai shprehu besimin se skuadra mund ta ruajë nivelin e treguar në Evropë dhe ta sjellë të njëjtin stil loje në kampionatin e PMFL: “Nuk dyshoj se mundemi ta mbajmë këtë nivel. Siç e patë, treguam futboll të shkëlqyer në Evropë dhe besojmë se i kemi të gjitha kushtet për të vazhduar me këtë stil loje gjatë kampionatit. Na presin shumë ndeshje të vështira dhe të pasigurta, por duhet të tregojmë fuqinë e skuadrës sonë, të synojmë përparim nga ndeshja në ndeshje dhe të ruajmë nivelin që treguam në Evropë për të arritur qëllimet tona.”
Freitas theksoi edhe peshën që ka veshja e fanellës së Shkëndijës dhe ambicien e klubit: “E dimë që çdo ndeshje është e rëndësishme, por kur vesh fanellën e Shkëndijës çdo ndeshje ka peshë edhe më të madhe sepse e kuptojmë madhësinë e këtij klubi. Është një klub që gjithmonë synon fitore dhe fitimin e titullit kampion. Pikërisht për këtë do të synojmë edhe këtë vit, që ta rikthejmë titullin në klub, aty ku e meriton të jetë.”
Shkëndija nga Tetova do të presë nesër Bregalnicën në raundin e tretë të PMFL, në kompleksin Petar Miloševski në Shkup, me fillim në orën 19:00.
Foto: material shtypi nga ngjarja


