Redzep Rushiti do të luftojë për medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror U21 në karate
Pas një humbjeje të ngushtë, Rushiti fitoi tri duele në repesazh dhe siguroi mundësinë për të luftuar për medalje në -84 kg.

Redzep Rushiti siguroi të luftojë për medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror në karate U21, në kategorinë deri në 84 kg, i zhvilluar në Bielsko-Biala, Poloni.
Repesazhi riktheu shanset e Rushitit
Rushiti e nisi pjesëmarrjen me një fitore 3:1 ndaj francezit Ben Fatalah, por në raundin e dytë pësoi humbje të ngushtë 0:1 nga egjiptiani Osman Amar.
Në repesazh ai arriti tri fitore bindëse: mposhti polakun Viktor Wojarski 9:0, holandezin Van der Weijd 5:2 dhe në përfundim fitoi ndaj Abderrezak Gori 4:0.
Me këto rezultate Rushiti shfaqi dominim në repesazh, me një diferencë të përgjithshme pikësh 18:2, dhe kështu fitoi të drejtën të garojë për bronzin të dielën.
Tani ai do të përgatitet për ndeshjen për vendin e tretë në kategorinë -84 kg gjatë ditës së finales.
Foto: Karate Federacija na Makedonija (FB)


