Audit: Sektori i IT në FZO punon me mungesë të madhe staf dhe dobësi në sigurinë kibernetike
Audituesit gjetën boshllëqe në menaxhimin e rrezikut, mirëmbajtjen e sistemeve, kontrollin e aksesit dhe planifikimin e vazhdimësisë.

Zyra Shtetërore e Auditimit ka gjetur mangësi të rëndësishme në sigurinë e informacionit të Fondit për Sigurimet Shëndetësore (FZO), duke konstatuar se janë të nevojshme masa shtesë për mbrojtjen e të dhënave dhe forcimin e sistemit IT.
Gjetjet kryesore të auditimit
Auditi përfshiu fusha të ndryshme, përfshirë menaxhimin e rreziqeve të sigurisë, mirëmbajtjen e sistemeve, kontrollin e aksesit dhe sigurimin e vazhdimësisë së punës. Auditorët evidentuan disa boshllëqe që rrisin rrezikun operativ dhe të sigurisë.
Një nga problemet kryesore është mungesa e stafit në sektorin e informatikës. Nga gjithsej 42 vende të sistematizuara pune, gjatë periudhës së mbuluar nga auditi ishin të mbushura vetëm shtatë. Po ashtu, nuk ishte mbushur vendi i punës i oficerit për sigurinë e sistemit të informacionit.
Audituesit vunë në dukje se pas trajnimit bazë për sigurinë kibernetike në 2023 nuk janë organizuar trajnime të vazhdueshme apo simulime me mesazhe phishing për të testuar gatishmërinë e punonjësve.
Ndër mangësitë tjera të konstatruara janë boshllëqet kohore në kontratat për mbështetje IT, mungesa e testimit të sigurisë së tërë sistemit dhe mungesa e politikës së përditësuar dhe e testimit për rikthimin e të dhënave nga kopjet rezervë.
Zyra Shtetërore e Auditimit dha rekomandime për tejkalimin e mangësive. Fondi për Sigurimet Shëndetësore më 26 tetor 2026 paraqiti një plan veprimi me aktivitete konkrete, përgjegjës dhe afate për zbatimin e tyre.
Foto: material shtypi nga ngjarja


