Roma ndëshkon karrocat turistike të golfit pas kontrolleve të shtuar
Rreth 500 karroca qarkullojnë në Romë; autoritetet po kërkojnë rregullore për të frenuar aktivitetin e parregullt.

Autoritetet në Romë kanë rritur kontrollin mbi karrocat turistike të golfit, të cilat tashmë janë bërë më të pranishme në qendrën historike të qytetit.
Sipas autoriteteve, në Romë qarkullojnë rreth 500 karroca të tilla, dhe rreth 90% e tyre funksionojnë pa leje të duhur. Policia ndaloi së fundi 131 karroca rreth Piazza Navona, Pantheon, Circus Maximus dhe Shkallëve Spaniole, duke shqiptuar gjoba në vlerë totale 38,000 euro për shkelje që varionin nga drejtimi pa leje të duhur deri te parkimi i parregullt.
Kërkesë për rregulla rajonale
Autoritetet komunale po kërkojnë miratimin e rregullave në nivel rajonal për këtë aktivitet, duke paralajmëruar se ai rrezikon të dalë jashtë kontrollit. Operatorët mbrojnë shërbimin, duke thënë se karrocat janë të qeta dhe miqësore për mjedisin dhe lehtësojnë vizitën e vendeve të rëndësishme për njerëzit me aftësi të kufizuara dhe familjet me fëmijë të vegjël.
Turat me karroca golfi janë tërheqëse për turistët sepse lehtësojnë shikimin e pamjeve gjatë vapës dhe në rrugicat e ngushta me kalldrëm; çmimet fillojnë rreth 100 euro për person dhe mund të kalojnë 400 euro për një gjysmë dite.
Megjithatë, prania e shtuar ka shkaktuar pakënaqësi te banorët dhe taksistët. Një banore e lagjes Monti thotë se vazhdimisht duhet t'i shmangë karrocat dhe e përshkruan trafikun e Romës si "xhungël". Përveç karrocave të golfit, turistët në Romë mund të shëtisin edhe me Fiat 500 ose Vespa me karrocë.
Foto: Gardijan)


