SHBA vendosën sanksione të reja ekonomike ndaj Iranit
Uashingtoni synon më shumë se njëzet këmbimore, kompani fasadë dhe individë të lidhur me sistemin paralel bankar të Iranit.

Shtetet e Bashkuara natën e kaluar vendosën një paketë të re sanksionesh ekonomike kundër Iranit, me synimin për të ndërprerë financimin për Teheranin.
“më shumë se njëzet këmbimore valutash, kompani fasadë dhe individë në Iran, Emiratet e Bashkuara Arabe, Turqi dhe Hong Kong që mbështesin sistemin paralel bankar të Iranit,” thuhet në deklaratën e Departamentit të Shtetit.
Masat synojnë aktorë që operojnë brenda Iranit dhe jashtë tij dhe që, sipas zyrtarëve amerikane, ndihmojnë në shmangien e sistemit financiar perëndimor.
Departamenti i Thesarit: rrjetet janë të lidhura globalisht
“Rrjetet paralel bankare të Iranit mbeten të ndërlidhura në të gjitha kontinentet, veçanërisht në EBA, Hong Kong dhe Singapor,” thekson Departamenti i Thesarit të SHBA-së, duke e përqendruar vëmendjen e Uashingtonit tek kanalet informale financiare.
Zyrtarët amerikanë thanë se sanksionet synojnë të prishin rrjedhat financiare që Teherani i ka përdorur për vite, dhe përmendën firma dhe individë në disa juridiksione si pjesë të përpjekjes për të ndërprerë këto kanale.
Foto: material shtypi nga ngjarja


