Samiti i BE-së: liderët kërkojnë më shumë presion ndaj Rusisë
Liderët e BE-së premtojnë ndihmë të vazhdueshme për Ukrainën dhe distancim nga propozimet e Trump për zbutje të sanksioneve.

Dallimet mes presidentit amerikan Donald Trump dhe Bashkimit Evropian për qasjen ndaj luftës së Rusisë në Ukrainë e dominuan ditën e dytë të samitit të BE-së në Bruksel, ku mbështetja për Kievin ishte tema kryesore.
Përpara se të nisnin punimet, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u takua me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa, dhe kryetaren e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, dhe mori premtime të qarta për vazhdimin e ndihmës evropiane.
Liderët evropianë distancohen nga qasja e Trump
“Our message to President Zelensky is very simple. The European Union's support for Ukraine remains stronger than ever. This is not the time to pull back support for Ukraine, nor is it the time to ease sanctions on Russia. Now is the time to increase our support and to step up the pressure,” tha Antonio Costa.
Ursula von der Leyen paralajmëroi se marrëveshja e pretenduar për armëpushim në sektorin e energjisë, të cilën e promovoi Trump, nuk u respektua nga Moska dhe se BE-ja duhet të forcojë masat. “Of course, we supported President Trump's proposal for a ceasefire in the energy sector, but we saw that Russia did not respect it for a single minute. On the contrary, Russia escalated the situation and therefore we must increase the pressure on it. At the moment we are working on the 22nd package of sanctions. And one thing is absolutely clear: we will not lift any sanctions until Russia stops the war,” tha kryetarja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.
Përfaqësuesja e lartë për politikë të jashtme, Kaja Kallas, pranoi se është e vështirë të mbyllet hendeku me Uashingtonin. “Well, that is a really difficult question. I mean, we are trying to convince our American partners that if we want to finish this war, then we must press the aggressor,” u shpreh Kallas.
Në një zhvillim tjetër, një raport ekskluziv bëri të ditur se urdhri për të kufizuar kapacitetin e sistemit satelitor Starlink — i cili është thelbësor për komunikimet luftarake ukrainase dhe për sulmet me dronë — erdhi drejtpërdrejt nga Shtëpia e Bardhë. Ky kufizim ndodhi ndërkohë që Trump ushtronte presion mbi Kievin që të ndalonte sulmet ndaj rafinerive ruse dhe akuzonte sulmet ukrainase si shkak për rritjen e çmimeve të karburantit, argument që përdorte para zgjedhjeve për Kongresin në nëntor.
Foto: European People's Party / Wikimedia Commons (CC BY 2.0)


