SDSM: Qytetarët presin orë të tëra në kufi për shkak të politikës së izolimit të Hristijan Mickoski
Sipas SDSM, rritja e trafikut dhe trajtimi i veçantë për zyrtarët po shkaktojnë pritje prej orësh në pikëkalimet si Bogorodica dhe Dojran.

SDSM akuzon se radhët kilometrike dhe rritja e frekuencës së automjeteve në pothuajse të gjitha pikëkalimet kufitare janë pasojë e një politike izolimi të udhëhequr nga Hristijan Mickoski, e cila, sipas partisë, po i detyron qytetarët të presin për orë të tëra.
"Ndërsa Hristijan Mickoski me avionin shtetëror (që tërësisht e shikon si privat) shkon në udhëtimet e tij, qytetarët presin për orë në kufi, për shkak të politikës së tij të izolimit të shtetit. Edhe te Stari Dojran ka ngarkesë, radha shkon deri te 'Sv. Ilija'. Kjo është pamja reale e politikës që zbaton grupi kriminal i organizuar VMRO-OKG dhe Mickoski," tha SDSM.
Akuzat për trajtim të veçantë
Partia opozitare tha se rreth gjysma e anëtarëve të Qeverisë dhe disa nga familjarët e tyre posedojnë pasoporta bullgare dhe marrin trajtim të veçantë në pikat kufitare, ndërsa qytetarët maqedonas përballen me bllokada, izolim dhe pritje të zgjatura në temperatura të larta.
"Ndërsa ata fluturojnë, populli qëndron në radhë. Kjo është politika e tyre," shtoi SDSM.
Shoqata Automoto e Maqedonisë (AMSM) njoftoi pasdite se pothuajse në të gjitha pikat kufitare ka pritje për shkak të rritjes së frekuencës së automjeteve. Pritjet më të gjata raportohen në Bogorodica dhe Dojran, ku koha e pritjes për daljen nga shteti arrin deri në tri orë.
Foto: material shtypi nga ngjarja


