SDSM: Deponi e egër pranë Rashçes rrezikon burimin që furnizon Shkupin
SDSM paralajmëron se një deponi e egër në zonën e mbrojtur Rashçe rrezikon burimin që furnizon Shkupin dhe rreth 25% të popullsisë.

Sekretari i përgjithshëm i SDSM, Aleksandar Sasa Dimitrijevic, paralajmëroi në një konferencë për shtyp se po krijohet një deponi e egër brenda zonës së mbrojtur të Rashçes, që rrezikon burimin e ujit që furnizon Shkupin dhe rreth 25 për qind të popullsisë së vendit me ujë të pijshëm.
“Është e tmerrshme ajo që po shohim këtu në terren. Për këtë katastrofë, VMRO-DPMNE dhe kryetari i komunës Orce Gjorgjievski nuk kanë nevojë për një dron — kjo është gjendja... katastrofë! Kaos total,” tha Dimitrijevic, duke përshkruar situatën si grumbullim të pakontrolluar të mbeturinave brenda zonës së mbrojtur.
Partia theksoi se kjo paraqet një kërcënim të drejtpërdrejtë për shëndetin e banorëve dhe për cilësinë e prodhimeve bujqësore nga rrethi. Sipas SDSM, për më shumë se një muaj mbi 50 vendbanime, përfshirë Gostivarin, përballen me ujë të pijshëm të pasigurt dhe të ndotur.
Dimitrijevic i drejtua qeverisë dhe autoriteteve lokale me pyetje se kush e lejon krijimin e kësaj deponie pranë një burimi publik uji dhe kush garanton se uji në Shkup është i sigurt aktualisht. Ai pyeti: “Kush lejon një deponi të tillë të egër të krijohet afër burimit që furnizon një të katërtën e qytetarëve të shtetit? Kjo është një kërcënim i drejtpërdrejtë për ujin e pijshëm dhe për shëndetin e qytetarëve.”
Në konferencë SDSM kërkoi veprime të menjëhershme institucionale për të parandaluar një katastrofë më të madhe dhe për të përcaktuar përgjegjësit, si dhe të kryhet testimi dhe sanimi i burimit Rashçe.
“Qytetarët kanë të drejtë në ujë të pastër dhe të sigurt,” tha partia, duke kërkuar ndërhyrje urgjente nga institucionet për të mbrojtur burimin e ujit Rashçe dhe për të siguruar përgjegjësi nga autoritetet lokale dhe qendrore.
Foto: СДСМ


