Kryefaqja
Bota

Çdo e nënta specie migratore në botë është e kërcënuar, tregon raporti

Raporti Gjendja e Zogjve në Botë nga Nairob thërret për bashkëpunim global dhe mbrojtje përgjatë gjithë rrugëve migratore

·Bota
Çdo e nënta specie migratore në botë është e kërcënuar, tregon raporti

Një vlerësim i gjerë global, i prezantuar në Samitin Global për Rrugët Migratore në Nairobi, Kenia, paralajmëroi se zogjtë migrator po zhduken me ritme shqetësuese: 45% e specieve migratore janë në rënie dhe "çdo e nënta specie është e kërcënuar me zhdukje", konstaton raporti Gjendja e Zogjve në Botë.

Samiti mblodhi së bashku udhëheqës të ruajtjes së natyrës, shkencëtarë dhe organizata nga e gjithë bota. Robertina Brajanoska, drejtoreshë e Shoqërisë Ekologjike të Maqedonisë (Macedonian Ecological Society, MED), ishte e pranishme si pjesë e 125 partnerëve të BirdLife International që morën pjesë në konferencë.

Gjetjet kryesore dhe një zhdukje e fundit

Raporti vë në dukje humbje të mëdha mes specie të varura nga habitatet detare, pyjet dhe lagunat bregdetare. Ai shënon se zhdukja e slender-billed curlew (Numenius tenuirostris) u konstatua në 2025; shikimi i tij i fundit i konfirmuar ishte regjistruar në një lagunë marokene në shkurt 1995. Gjithashtu, gjashtë specie migratore të tjera janë konfirmuar ose besohet se janë zhdukur gjatë 150 viteve të fundit.

Konservatorët fajësojnë presionet e njohura njerëzore: specie invazive, intensifikimi i bujqësisë, ndryshimet klimatike dhe gjuetia e paqëndrueshme. "Raporti tregon në mënyrë të pamohueshme se po humbim zogjtë migrator me një shpejtësi alarmante, por gjithashtu se kur praktikat bujqësore, peshkimi dhe përdorimi i tokës adresohen përgjatë të gjithë itinerarit migrator, dhe jo vetëm në pika të izoluara, popullatat e zogjve reagojnë pozitivisht," tha Shoqëria Ekologjike e Maqedonisë (MED).

MED gjithashtu theksoi financimin e mobilizuar kohëve të fundit për mbrojtje: "Në të njëjtën kohë, nga viti 2021 e në vazhdim bankat e zhvillimit kanë mobilizuar më shumë se 6 miliardë dollarë për financimin e mbrojtjes. Së bashku, këto hapa përbëjnë një përparim të rëndësishëm drejt një përgjigjeje të koordinuar globale për të mbrojtur rrugët migratore," tha shoqata.

Delegatët në Nairobi nënshkruan Deklaratën e Nairobisë për Rrugët Migratore, një angazhim që kërkon nga qeveritë, komuniteti shkencor, shoqëria civile dhe institucionet financiare të shtojnë bashkëpunimin dhe financimin për mbrojtjen e zogjve migrator dhe habitatet e tyre përtej kufijve shtetërorë.

Dr Stuart Butchart, shkencëtari kryesor në BirdLife International dhe redaktor i raportit Gjendja e Zogjve në Botë, nënvizoi se veprimet e koordinuara japin rezultate: "Zogjtë migrator janë sinjalizues të gjendjes së natyrës, dhe rëniet e tyre tregojnë presion të shtuar mbi sistemet natyrore nga të cilat varen njerëzit. Por shkenca gjithashtu tregon qartë se konservimi funksionon – veprimet e koordinuara mund të parandalojnë zhdukjet dhe të ndihmojnë rikuperimin e popullatave. Ekzistojnë zgjidhje: ajo që tani nevojitet është ti zbatojmë ato përgjatë të gjithë itinerarit migrator."

Raporti dhe samiti theksojnë nevojën për një qasje që mbron të gjitha rrugët migratore, jo vetëm vendet e veçanta, në mënyrë që vendet e shumimit, stacionet e ndalimit dhe zonat jashtë sezonit të trajtohen së bashku dhe në mënyrë të koordinuar për ti dhënë specieve migratore një shans për tu rikuperuar.

Foto: Wikipedia Commons / Dr. Raju Kasambe

Artikuj të ngjashëm