SK Alkaloid fitoi titullin e 28-të, i 14-ti radhazi
Me fitore 5.5–0.5 ndaj SK Gostivar, ekipi mbylli kampionatin me 18 pikë nga 9 raunde.

Më 29.08.2026 SK Alkaloid fitoi titullin e 28-të të kampionatit kombëtar të ekipeve dhe të 14-tin rradhazi, pas një fitoreje të bindshme 5,5–0,5 në raundin e fundit ndaj SK Gostivar. Ekipi përfundoi turneun me 18 pikë nga nëntë raunde, pa lënë asnjëherë hapësirë për rivalët.
Që nga pavarësia e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Alkaloid ka fituar 28 tituj në 34 paraqitje, duke konfirmuar dominimin e tij në shahun ekipor në vend.
Ekipi mbështetej në një bërthamë të re: IM Emil Risteski, IM Filip Panchevski, IM Toni Lazov dhe IM Dejan Stojanovski, të cilët u përkrahën nga gjeneralmajstrat Zvonko Stanojoski, Trajko Nedev dhe Dragoljub Jacimovic. Në dy tabelat e para ata u forcuan edhe me gjeneralmajstrat serbë Aleksandar Indjic (kampion evropian për 2024) dhe Velimir Ivic.
Performancat kryesore individuale
IM Toni Lazov doli si lojtari më i suksesshëm i Alkaloid me 7.5 pikë nga 8 ndeshje, i ndjekur nga IM Dejan Stojanovski me 6.5/7 dhe IM Emil Risteski me 5.5/6.
“Para Kampionatit ne gjithmonë përgatitemi dhe jemi të motivuar për të luajtur dhe konkurruar për titullin kampion, por pas një serie të tillë mendoj se deklarata ime se SK Alkaloid dominon shahun ekipor në Maqedoni është e saktë. Jam i kënaqur me atë çka u shfaq, të gjithë dhanë maksimumin, në asnjë ndeshje nuk lejuam të na mposhtnin. Lavdërim i veçantë shkon edhe për lojtarët e rinj të SK Multi Esens, të cilët përsëri ishin në garë për trofe dhe që luftuan për vendin e tretë deri në ndeshjen e fundit,” deklaroi kapiteni i ekipit, GM Dragoljub Jacimovic.
SK Multi Esens përfundoi në vendin e katërt: pavarësisht fitores 5.5–0.5 ndaj SK Prilep në raundin final, u mungoi një pikë për të marrë trofeun për vendin e tretë. Ata regjistruan pesë fitore, një barazim dhe tre humbje. Ekipin e udhëhoqën gjeneralmajstrat Leon Livaic dhe Luka Draskovic, ndërsa në përbërje ishin edhe Mihail Jordanov, Mateo Eftovski, Stojan Velkoski, Nikola Pavleski, Kiril Nikolovski dhe Dino Tabakovski.
Alkaloid e kompletoi këtë sezon kurorën e dyfishtë kombëtare, pasi më parë edhe ekipi i femrave kishte siguruar titullin në konkurrencën e tyre. Pjesëmarrja e radhës për SK Alkaloid do të jetë në European Club Cup, i planifikuar të zhvillohet në Mal të Zi në mesin e tetorit.
Foto: material shtypi nga ngjarja


