Kryefaqja
Maqedonia

Parlamenti miratoi Strategjinë Kombëtare për Sigurinë Rrugore 2026–2030 dhe mbi 40 ligje

Në seancën e 121-të miratohet strategjia, ndërsa SDSM voton kundër paketës ligjore, duke akuzuar ndryshime për 44 tekste.

·Maqedonia
Parlamenti miratoi Strategjinë Kombëtare për Sigurinë Rrugore 2026–2030 dhe mbi 40 ligje

Sot pasdite, në seancën e 121-të, Parlamenti miratoi Strategjinë Kombëtare për Sigurinë Rrugore 2026–2030 dhe mbi 40 ligje me procedurë të shkurtuar, për të përputhur dispozitat ekzistuese me Ligjin për Menaxherët e Lartë.

Paketa u miratua pa debat parlamentar; deputetët e SDSM votuan kundër të gjitha teksteve ligjore. Koordinatori Oliver Spasovski shpjegoi se grupi i tyre parlamentar nuk i jep mbështetje sepse, sipas tij, me 44 ligjet e propozuara po bëhet përputhje për persona të caktuar që udhëheqin institucione dhe "nuk kanë edukim specifik në fushë". Ai gjithashtu tha se kjo nuk është reformë, por një qasje jashtëzakonisht jo serioze e Qeverisë dhe e ministrit të administratës publike.

"Dinjteti i Parlamentit ruhet edhe me vënien e nënshkrimit mbi atë që propozoni në Parlament dhe kur nënshkruani diçka duhet të qëndroni pas asaj pune. Për shkak të këtij qëndrimi jo serioz të Qeverisë, dmth. ministrit të administratës publike që ikën nga Parlamenti për harmonizimin e ligjeve dhe për shkak se nuk kemi asnjë reformë, SDSM dhe koalicioni votojnë kundër për të gjitha tekstet ligjore," tha Spasovski.

Synimet kryesore të strategjisë

Strategjia e miratuar përshkruhet si një kornizë strategjike për masa dhe aktivitete të integruara që synojnë uljen e vdekjeve dhe dëmtimeve në aksidentet rrugore dhe krijimin e infrastrukturës rrugore më të sigurt, efikase dhe të qëndrueshme. Ajo vendos bazat për një politikë afatgjatë, të bazuar në evidencë, për reduktimin e rreziqeve në trafikun rrugor.

Sipas shënimit shpjegues ligjor, strategjia parashikon monitorim të vazhdueshëm me indikatorë të vendosur, modernizim të infrastrukturës dhe rinovim të flotës së automjeteve, si dhe veprime të koordinuara të institucioneve si bazë për reduktimin e numrit të vdekjeve dhe lëndimeve serioze të paktën për 50 për qind deri në vitin 2030, në përputhje me synimet evropiane.

Dokumenti është përgatitur mbi analizën e gjendjes aktuale dhe ndjek kornizën e Bashkimit Evropian për sigurinë rrugore 2021–2030 dhe parimet e Safe System, që e vendosin sigurinë e njeriut në qendër të sistemit të lëvizshmërisë. Prioritet u jepet këmbësorëve, çiklistëve dhe grupeve të tjera të ndjeshme. Gjithashtu kërkohet qasje e integruar ndaj planifikimit të transportit, zhvillimit urban dhe mjedisit, duke nxitur përdorimin racional të hapësirave dhe uljen e varësisë nga automjetet motorike.

Foto: material shtypi nga ngjarja

Artikuj të ngjashëm