Kryefaqja
Maqedonia

Kthjellët dhe relativisht të ngrohta, temperatura deri 28 gradë

Mëngjes i kthjellët, ditën diell; reshje lokale në perëndim dhe ndryshime moti të premten e pas vikendit.

·Maqedonia
Kthjellët dhe relativisht të ngrohta, temperatura deri 28 gradë

Paraditë do të jenë të kthjellëta, ndërsa gjatë ditës parashikohet mot i kthjellët dhe relativisht i ngrohtë me vranësira të lehta deri mesatare lokalisht. Temperatura do të luhatet nga 3 deri në 28 gradë.

Reshje lokale dhe erë

Ka kushte për reshje në zonat malore perëndimore. Era do të jetë e dobët deri mesatare nga drejtimi jugor, e cila herë pas here do të jetë më e shprehur përgjatë Luginës së Vardarit.

Në Shkup pritet mot i kthjellët dhe relativisht i ngrohtë me pak vranësira. Era do të jetë e dobët me drejtim të ndryshueshëm. Temperatura minimale do të zbresë deri në 4, ndërsa maksimale do të arrijë 27 gradë.

Të premten, gjatë fundjavës dhe të martën do të mbajë mot i ndryshueshëm me shira të herëpashershëm që në disa vende do të jenë më të fuqishëm. Lokalisht, reshjet mund të jenë rreshje intensive dhe shoqërohen me rrufe të rralla.

Temperaturat e mëngjesit pritet të shënojnë rritje në ditët në vijim.

Foto: material shtypi nga ngjarja

Artikuj të ngjashëm