Arrestohet një shtetas serb për hakerim të institucioneve shtetërore në Kroaci
Drejtoria e Policisë njofton se Shërbimi për Sigurinë Kibernetike ka përfunduar hetimin dhe është dorëzuar padi penale në Prokurorinë në Zagreb.

Policia kroate ka arrestuar një shtetas të Serbisë pas përfundimit të një hetimi për sulme hakerash ndaj sistemeve kompjuterike të disa institucioneve shtetërore.
Drejtoria e Policisë njoftoi se Shërbimi për Sigurinë Kibernetike ka përfunduar hetimin ndaj shtetasit të moshës madhore të Serbisë, për shkak të dyshimit se ka kryer "vepra të rënda penale kundër sistemeve kompjuterike, programeve dhe të dhënave, si edhe vepër penale të përdorimit të paautorizuar të të dhënave personale."
Kontrolle dhe sekuestrime
Sipas policisë, i dyshuari ka pasur qasje të paautorizuar në sistemet kompjuterike të disa personave juridikë dhe organeve të pushtetit publik. Me urdhra gjyqësorë janë kryer kontrolle në ambiente, automjete dhe në pajisje elektronike.
Gjatë kontrolleve u sekuestruan sende dhe të dhëna digjitale për të cilat ekziston dyshim se lidhen me kryerjen e veprave penale. I dyshuari u dërgua në paraburgim më 29 korrik 2026 (dje), dhe kundër tij është ngritur padi penale në Prokurorinë e Qarkut në Zagreb.
Policia njoftoi se hetimi vazhdon me qëllim që të përcaktohen të gjitha rrethanat e rastit.
Foto: Ilustrim / Arkiva private e


