SSM: Shporta e potrosmes minimale sindikale për nëntor është 70 827 denarë
SSM: Shporta minimale sindikale në nëntor është 70 827 denarë; vlera e qeverisë është 59 149 denarë.

Bashkimi i Sindikatave të Maqedonisë (SSM) njofton se vlera e shportës minimale sindikale për konsum për nëntor është 70 827 denarë, çka paraqet një rritje prej 469 denarësh në krahasim me muaji paraprak kur ishte 70 358 denarë.
Sipas llogaritjes së SSM, nëse një familje me katër anëtarë jeton në një banesë të marrë me qira prej 60 metra katrorë, mjetet mujore të nevojshme për shpenzimet bazë jetësore në nëntor arrijnë 86 202 denarë.
“Shpenzimet e jetesës vazhdojnë të rriten, dhe pagat po e ndjekin me vështirësi këtë ritëm. Për punëtorët, çdo rritje e çmimeve do të thotë më pak para për ushqim, faturat dhe nevojat bazë të familjes. Nuk mjafton që paga të rritet vetëm në letër, nëse çdo muaj punëtori mund të blejë gjithnjë e më pak në dyqan,” thekson SSM.
Shpenzimet kryesore
Sipas SSM, shpenzimi më i madh i familjeve ka qenë për ushqim dhe pije — 25 902 denarë. Arsimi kushtoi 7 192 denarë në nëntor. Për veshje dhe këpucë një familje me katër anëtarë shpenzoi 6 684 denarë, ndërsa për rekreacion dhe kulturë 6 592 denarë.
Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, sot e paraqiti vlerën e shportës së konsumit që përgatit Qeveria dhe sipas tij ajo është 59 149 denarë — për 942 denarë, ose 1,6 për qind, më shumë në krahasim me shtatorin. Diferenca midis shportës sindikale dhe asaj të qeverisë është më shumë se 11 000 denarë.
Presidenti i SSM, Slobodan Trendafilov, e kritikoi qasjen dhe metodologjinë e qeverisë gjatë paraqitjes së tij në emisionin “Argument Plus”.
“Është fascinues se si udhëhoqën 12 muaj luftë kundër një operacioni statistik si shporta minimale sindikale e cila u tregon se njerëzit jetojnë keq në Maqedoni dhe llogaritën një shumë shumë më të ulët se sa u nevojitet qytetarëve, domethënë punëtorëve ose një familjeje me katër anëtarë për të jetuar sipas standardeve të tyre. Por, është edhe më fascinues që ata filluan ta publikojnë në të njëjtin datë për ta eliminuar ndonjë dukuri që ata mendojnë se është e dëmshme për, ndoshta, kredibilitetin ose ratingun e Qeverisë dhe pushtetit. Ajo që fascinojnë është se e tyre është 1 000 denarë më e lartë në llogaritje — vlera e shportës minimale sindikale rritet për diku rreth 500 denarë, që tregon se sipas llogaritjes së qeverisë jetesa është edhe më e vështirë në Maqedoni,” tha Trendafilov.
“Po ta kishin shpenzuar atë kohë dhe atë energji për rritjen e pagave, sot nuk do të kishim nevojë të flisnim për asnjë shportë sepse do t’i kishim përballuar. Siç është tani, punëtorët dhe qytetarët nuk mund t’i përballojnë ato dhe mendoj se kjo qasje është jo serioze, veçanërisht duke pasur parasysh se tashmë dy vjet ata refuzojnë të rrisin pagën minimale e cila jo vetëm që ka ngecur, por është fundosur, fundosur në fund,” shtoi ai.
Foto: Printskrin


