Kryefaqja
Maqedonia

Gjyqi për zjarrin në diskotekën Pulse vazhdon në Idrizovo

Mbrojtja do të thërrasë punonjës, piroteknikun dhe bashkëpunëtorë të DNK në procesin për zjarrin e 16 marsit 2025.

·Maqedonia
Gjyqi për zjarrin në diskotekën Pulse vazhdon në Idrizovo

Procesi gjyqësor për zjarrin në diskotekën Pulse në Kocani do të vazhdojë sot në një sallë gjyqësore brenda burgut Idrizovo, ku mbrojtja do të thërrasë dëshmitarët e propozuar.

Mbrojtja synon të dëshmojnë punonjës dhe kontraktorë

Në seancën e kaluar dëshmoi Magdalena Jovanova, vajza e të akuzuarit të parë Dejan Jovanov, e cila para gjykatës deklaroi se në objekt kishte aparate zjarrfikëse, drita paniku dhe dalje të shënuara, si dhe se piroteknika është përdorur edhe në ngjarje të mëparshme në diskotekë.

Për seancën e sotme mbrojtja e të akuzuarit të parë ka njoftuar dëgjimin e disa dëshmitarëve, përfshirë një punonjëse të Pulse, piroteknikun e angazhuar nga diskoteka, një bashkëpunëtor të grupit muzikor DNK, një shërbyes nga Gjevgjelia, një punonjës të shërbimit zjarrfikës dhe persona të përfshirë në paisjen e brendshme dhe në fillimet e funksionimit të objektit.

Seancën e udhëheq gjyqtarja Diana Gruevska-Ilievska, ndërsa aktakuzën e përfaqëson një ekip prej 15 prokurorësh publikë.

Procesi penal nisi më 19 nëntor 2025, tetë muaj pas zjarrit më 16 mars 2025 gjatë performancës së grupit DNK, ku humbën jetën 63 persona dhe u plagosën mbi 200 të tjerë.

Foto: material shtypi nga ngjarja

Artikuj të ngjashëm