OBSH: Mijëra pacientë në Gaza ende presin evakuim mjekësor
OBSH: Gati 13,000 persona evakuar mjekësisht që nga tetori 2023, por presin ende mijëra pacientë.

Organizata Botërore e Shëndetësisë njoftoi se mijëra pacientë në Rripin e Gazës ende presin evakuim mjekësor, pavarësisht ndalimit të zjarrit.
Portparolli i OBSH-së, Tarik Jasharevic, në një përgjigje me shkrim tha se që nga tetori i vitit 2023, janë evakuuar mjekësisht nga Gaza 12,913 pacientë, përfshirë 6,186 fëmijë, së bashku me rreth 16,000 shoqërues.
Ai shtoi se evakuimet mjekësore aktualisht kryhen tre deri në katër herë në javë dhe se ritmi kufizohet nga logjistika dhe kushtet e sigurisë.
"Javën e kaluar, nga 2 deri më 8 gusht, u evakuuan 101 pacientë dhe 164 shoqërues", tha ai, duke theksuar se mijëra pacientë ende presin evakuim mjekësor.
Ministria e Shëndetësisë në Gaza njoftoi më herët se pasi ndërprerja e zjarrit hyri në fuqi më 10 tetor 2025, sulmet izraelite kanë shkaktuar 1,258 të vrarë dhe 4,145 të plagosur.
Ministria po ashtu bëri të ditur se numri i përgjithshëm i të vrarëve në sulmet izraelite ndaj Rripit të Gazës që nga tetori 2023 ka arritur në 73,386, ndërsa numri i të plagosurve është 174,256.
Foto: Hassan Jedi / AFP / Profimedia


