Kryefaqja
Ballkani

Tragjedi në Pančevo: dy të rinj u hodhën nga ura në lumin Tamiš

Njëri person u nxor nga uji dhe më vonë vdiq; kërkimet për të dytin vazhdojnë intensivisht.

·Ballkani
Tragjedi në Pančevo: dy të rinj u hodhën nga ura në lumin Tamiš

Një tragji ndodhi të hënën në mëngjes në qytetin serb Pančevo, kur rreth orës 9:00 dy burra të rinj u hodhën nga një urë në lumin Tamiš.

Peshkatarë lokalë që ndodheshin pranë lumit ishin dëshmitarë të ngjarjes dhe lajmëruan menjëherë ekipet e shpëtimit dhe policinë, të cilat nisën kërkimet dhe veprimet e emergjencës.

Raporte jozyrtare bëjnë me dije se të rinjtë dyshohet të jenë shtetas turq, por autoritetet nuk kanë dhënë ende informacione të konfirmuara mbi identitetet e tyre.

Njëri i nxjerrë i pajetë pas përpjekjeve të mjekëve

Shërbimet e shpëtimit nxorën të parin nga uji; megjithë se fillimisht shfaqte shenja jete, ai ndëroi jetë pak më vonë pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për ta shpëtuar.

Kërkimi intensiv për personin e dytë vazhdon. Ekipet e emergjencës mbeten në vendngjarje ndërsa hetuesit përpiqen të sqarojnë rrethanat e ngjarjes.

Foto: Sloboden pechat / ilustracija

Artikuj të ngjashëm