Kryefaqja
Bota

Trump me mbështetje rekord të ulët para zgjedhjeve për Kongresin

Anketa tregon se shumica e amerikanëve fajësojnë politikat e tij për rritjen e inflacionit dhe shënjojnë tarifat e importeve si shkak.

·Bota
Trump me mbështetje rekord të ulët para zgjedhjeve për Kongresin

Shumica e amerikanëve mendojnë se politikat e presidentit Donald Trump kanë kontribuar në rritjen e inflacionit, dhe shumë të anketuar tregojnë tarifat e importeve si një nga shkaqet kryesore të çmimeve më të larta.

Pasiguria për ekonominë dhe lufta me Iranin kanë shtyrë miratimin publik të presidentit në nivele rekord dhe kanë dobësuar mbështetjen për republikanët para zgjedhjeve që do të vendosin kontrollin e Kongresit për dy vitet e ardhshme.

Në mesin e atyre që janë shprehur si republikanë, 64 përqind mendojnë se administrata presidenciale mban pjesë të përgjegjësisë për rritjen e çmimeve. Të njëjtën pikëpamje e ndajnë 76 përqind e të pavarurve politikë.

NNjë total prej 54 përqind të të anketuarve — përfshirë 40 përqind të republikanëve — thanë se shpenzimet e tyre familjare janë rritur ndjeshëm gjatë vitit të kaluar. 30 përqind thanë se shpenzimet u rritën pak, ndërsa 10 përqind raportuan asnjë ndryshim. Ndër mbështetësit republikanë, 57 përqind thanë se shpenzimet e tyre po rriten më shpejt se pagat, një kontrast me premtimet e fushatës së Trump në 2024 që ai do ta vërë inflacionin nën kontroll dhe do t'i ulë çmimet "që nga dita e parë" të presidencës së tij.

Ndryshime në sjelljet e konsumatorëve dhe detaje ankete

Anketa gjithashtu zbuloi ndryshime në zakonet e konsumit: rreth 63 përqind thanë se hanë më rrallë jashtë, dhe 56 përqind kanë reduktuar shpenzimet për argëtim ose shërbime streaming. Përqindje më të vogla thanë se vozisin më pak ose vonojnë pagesat e faturave.

Anketa u zhvillua online gjatë gjashtë ditëve dhe përfundoi të hënën, me pjesëmarrjen e 4,506 amerikanëve të rritur.

Foto: material shtypi nga ngjarja

Artikuj të ngjashëm