Kryefaqja
Ballkani

Tre kontenierë me mish viçi nga Brazili ndalohen në Bar pas zëvendësimit të datave të skadimit

Dogana zbuloi heqjen e deklaratave origjinale dhe vendosjen e etiketave të falsifikuara; dërgesa për "A….ShpK" në Kosovë.

·Ballkani
Tre kontenierë me mish viçi nga Brazili ndalohen në Bar pas zëvendësimit të datave të skadimit

Tre kontenierë me mish të ngrirë viçi nga Brazili, të destinuar për tregun e Kosovës, u ndalën në portin e Barit pasi dogana malazeze zbuloi se deklaratat origjinale me datat e skadimit ishin hequr dhe zëvendësuar me etiketa të falsifikuara me data të ndryshuara.

Sipas njoftimit zyrtar, dërgesa ishte për një blerës nga Kosova i identifikuar vetëm si "A….ShpK". Administrata Doganore e Malit të Zi tha se kontenierët ishin nxjerrë nga mbikqyrja doganore pa leje.

Hetimi zbuloi manipulim etiketash në magazinën e ftohtë

Gjatë kontrollit të mëtejshëm në një depo frigoriferike pranë portit, doganierët gjetën punëtorë të angazhuar nga një kompani nga Kosova që, me mjete, hiqnin deklaratat origjinale ku figurojnë datat e skadimit dhe vendosnin deklarata të reja me data të ndryshuara.

Dogana menjëherë njoftoi Administratën për Sigurinë e Ushqimit, Veterinarinë dhe Punët Fitosanitare dhe policinë, të cilat kanë hapur hetime dhe po vazhdojnë verifikimet.

Dogana bëri të ditur se, sipas informacionit në dispozicion, disa kompani përpunuese të mishit në Mal të Zi furnizohen nga një person juridik në Kosovë i lidhur me këtë dërgesë. Autoritetet tani po kontrollojnë nëse dhe në çfarë shkalle produktet e këtij furnizuesi janë shpërndarë më parë.

Deri tani nuk ka informacion zyrtar që mishi nga tre kontenierët e ndaluar të ketë arritur te konsumatorët në Kosovë.

Foto: Pixabay.com

Artikuj të ngjashëm