Kryefaqja
Maqedonia

Rrezik i lartë zjarresh në pothuajse të gjithë Maqedoninë e Veriut, përjashtim maja e Sharrit

Qendra për Menaxhim të Krizave: indeks i lartë për rrezik zjarresh në pothuajse gjithë vendin, përjashtim pjesët e larta të Sharrit.

·Maqedonia
Rrezik i lartë zjarresh në pothuajse të gjithë Maqedoninë e Veriut, përjashtim maja e Sharrit

Qendra për Menaxhim të Krizave njoftoi se pothuajse e gjithë territori i Maqedonisë së Veriut është me indeks meteorologjik të lartë për rrezik zjarresh, përveç pjesëve më të larta të maleve të Sharrit.

"Megjithëse aktualisht nuk ka zona me indeks shumë të lartë, ekziston rrezik për shfaqje të zjarreve në hapësira të hapura dhe zjarreve pyjore me intensitet të lartë," tha Qendra për Menaxhim të Krizave.

Deri në ora 13:00 të ditës së sotme janë regjistruar shtatë zjarre në hapësira të hapura: tre janë aktive, dy janë nën kontroll dhe dy janë shuar.

Zjarret aktive ndodhen pranë fshatit Lakavica në rrethin e Shtipit, në vendin e quajtur Vidush afër Makedonski Brod, si dhe në poligonin ushtarak Krivolak pranë Negotinos, ku po digjet vegjetacion i ulët.

Incidentet e kontrolluara dhe të fikura

Janë vendosur nën kontroll zjarret te deponitë pranë Kriva Palankës dhe Delchevës. Zjarret në rrugën para REK Bitola në komunën Novaci dhe në vendin e quajtur Kula në Veles janë fikur.

Qendra për Menaxhim të Krizave përsëriti paralajmërimin për rrezik të shtuar dhe bëri thirrje për kujdes. E.M.

Foto: material shtypi nga ngjarja

Artikuj të ngjashëm