Në Japoni për herë të parë mbi 100,000 qytetarë 100-vjeçarë; 88% janë gra
Të dhënat tregojnë 107,677 persona 100 vjeç e më shumë, një rritje prej 7,914 krahasuar me vitin e kaluar.

Për herë të parë Japonia kaloi shifrën prej 100,000 personash të moshës 100 vjeç e më shumë, sipas të dhënave zyrtare, një tregues i plakjes së shpejtë të popullsisë dhe rënies demografike.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale njoftoi se tani Japonia ka 107,677 qindvjeçarë, një rritje prej 7,914 në krahasim me vitin e kaluar. Afërsisht 88% e tyre janë gra.
Trendi i gjatë
Kjo rritje pasqyron një tendencë afatgjatë: në vitin 1998 kishte vetëm 10,000 persona të moshës 100 vjeç e më shumë. Pjesa dërrmuese e qindvjeçarëve janë gra.
Në mesin e qytetarëve më të moshuar, Fujio Kishimoto, 114 vjeçe dhe banore e Kiotos, u shpall së fundmi gruaja më e moshuar në Japoni, ndërsa burri më i vjetër në vend është 112 vjeç.
Të dhënat theksojnë sfidat që vijnë për sistemet e shëndetësisë, pensioneve dhe shërbimeve sociale, ndërsa Japonia përballet me një popullsi që plaket dhe zvogëlohet.
Foto: AP)


