Raundi i shtatë i bisedimeve Liban–Izrael hapet në Romë
Me ndërmjetësim të Shteteve të Bashkuara, bisedimet nga sot deri më 6 gusht synojnë zbatimin e kornizës së qershorit dhe përgatitjen e një marrëveshjeje më të gjerë paqeje.

Sot në Romë fillon raundi i shtatë i bisedimeve midis Libanit dhe Izraelit me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara, me synim zbatimin e kornizës së arritur në qershor.
Axhenda i kushtohet tërheqjes së izraelitëve në mënyrë të fazuar nga jugu i Libanit, vendosjes së ushtrisë libaneze në zonat që do të lirohen dhe zgjidhjes së çështjeve të mbetura të kufirit.
Qëndrimet dhe pengesat
Qeveria e Libanit thotë se punon për një marrëveshje që do të çonte në tërheqjen e plotë të forcave izraelite, ndërsa Uashingtoni thekson se procesi duhet të zhvillohet gradualisht për të shmangur rreziqe të reja sigurie.
Hezbollah-u i ka kundërshtuar fuqishëm kornizën dhe bisedimet e drejtpërdrejta me Izraelin, duke refuzuar të dearmatoset; ky qëndrim mbetet një pengesë kryesore për zbatimin e marrëveshjes në terren.
Megjithëse intensiteti i përleshjeve është ulur që nga qershori, sulmet e izoluar izraelite vazhdojnë në jug të Libanit, duke mbajtur situatën e sigurisë të paqëndrueshme. Bisedimet në Romë zgjasin deri më 6 gusht dhe synojnë të krijojnë themelin për një marrëveshje më të gjerë paqeje dhe sigurie, por pengesat mbeten të mëdha.
Foto: material shtypi nga ngjarja


