Kryefaqja
Bota

Në Charleroi hapet fabrika më e madhe e satelitëve në BE

Fabrika e AerospaceLab në Charleroi do të prodhojë deri në 500 satelitë në vit dhe do të ndërtojë 264 satelitë për Iris² nën një kontratë prej €2.4 mld.

·Bota
Në Charleroi hapet fabrika më e madhe e satelitëve në BE

Bashkimi Evropian bëri një hap të dukshëm drejt ndërtimit të rrjetit të tij të internetit satelitor që do të konkurojë Starlink të Elon Musk: në Charleroi të Belgjikës u hap dje fabrika më e madhe e satelitëve në BE.

Fabrika i përket kompanisë belge AerospaceLab dhe u inaugurua nga mbreti belg Filip. Investimi është rreth 100 milionë euro, ndërsa kompleksi mbulon 20.000 metra katrorë dhe ka kapacitet për prodhimin e 500 satelitëve në vit.

Kontrata për Iris² dhe axhenda e prodhimit

Në shtator kompania sigurtoi një kontratë në vlerë 2,4 miliardë euro për ndërtimin e 264 prej 348 satelitëve të planifikuar nën projektin Iris² të BE-së. Kjo marrëveshje është pjesë e përpjekjes së Brukselit për t'u pavarësuar nga infrastruktura satelitore amerikane.

Pritet që numri i të punësuarve të rritet nga rreth 500 aktualisht në afërsisht 1.000 persona. Edhe pse fabrika është hapur zyrtarisht, prodhimi masiv ende nuk ka nisur: punonjësit pritet të zhvendosen në kompleksin e ri në janar 2027, ndërsa nisja e prodhimit të satelitëve është parashikuar deri në fund të vitit 2028.

Sipas planit të Komisionit Evropian, 330 satelitë do të pozicionohen në orbitën e ulët të Tokës (LEO) dhe 18 në orbitën e mesme (MEO). Nisjet e para janë të planifikuara për 2029, ndërsa shërbimet e para pritet të jenë në dispozicion në 2030.

Rrjeti satelitor do të sigurojë komunikime të sigurta për institucionet shtetërore, shërbimet e sigurisë dhe kompanitë, si dhe qasje broadband në zonat me infrastrukturë të pamjaftueshme telekomunikacioni. Në realizim marrin pjesë operatorë evropianë si SES, Eutelsat dhe Hispasat, së bashku me shumë kompani nga industria hapësinore evropiane. Iniciativa synon të forcojë pavarësinë teknologjike të BE-së dhe pozicionin e tij në tregun global të komunikimeve satelitore.

Foto: Wikipedia/Jmh2o

Artikuj të ngjashëm