Aksion i jashtëzakonshëm i dezinfektimit në Dracevo pas grumbullimit të rasteve me West Nile
Sot trajtim kundër larvave; të premten trajtim i veçantë kundër mushkonjave të rritura që do të mbulojë zonën.

Qendra për Shëndetin Publik, në bashkëpunim me Komunën Kisela Voda, po zhvillon sot një aksion të jashtëzakonshëm të dezinfektimit në lagjen Dracevo, me qëllim mbrojtjen efikase të banorëve nga mushkonjat dhe parandalimin e shumimit të tyre në masë.
Ekipet e specializuara në terren po aplikojnë larvicid të përshtatshëm në të gjitha pikat kritike: kanalet, ujerat e stagnuara dhe vendet e lagështa ku grumbullohet ujë dhe krijohen kushte për zhvillimin e insekteve. Për të ulur më tej numrin e mushkonjave, të premten do të kryhet trajtim në terren kundër mushkonjave të rritura në territorin e këtij pjesë të komunës.
Shumica e të infektuarve me ethet e West Nile janë nga Dracevo.
Këshilla epidemiologjike
Epidemiologët u apelojnë banorëve të respektojnë masat e mbrojtjes personale: të shmangin daljet kur mushkonjat janë më aktive, të përdorin repelentë dhe te kërkojnë menjëherë ndihmë mjekësore sapo të shfaqen simptomat e para.
Komuna Kisela Voda i kujton bletarëve të marrin në kohë masat e nevojshme për mbrojtjen e kolonive të tyre për shkak të aplikimit të paralajmëruar kundër mushkonjave të rritura që do të realizohet të premten.
Gjysma e të infektuarve me ethet e West Nile janë nga Dracevo.
Foto: material shtypi nga ngjarja


