Zelensky: Rusia do ta ndjejë gjithnjë e më shumë luftën në territorin e saj
Zelensky thotë se forcat ukrainase goditën sisteme PVO ruse dhe infrastrukturë; në Odesa mijëra familje mbetën pa energji pas sulmeve.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se Ukraina do të përgjigjet ndaj çdo sulmi rus dhe paralajmëroi se lufta do të ndihet gjithnjë e më shumë në territorin e Rusisë.
Zelensky: Forcat ukrainase goditën sisteme ajrore të mbrojtjes dhe infrastrukturë ruse
Zelensky tha se janë goditur sistemet ruse kundër-ajrore të raketave dhe stacionet radar, si dhe infrastruktura ruse në rajonin e Azovit dhe Detit të Zi. Ai e përshkroi këtë si pjesë të përgjigjes së Ukrainës ndaj sulmeve ruse.
Ai përmendi pasojat e sulmeve ruse mbi qytetet dhe rajonet ukrainase, duke listuar Odesën, Kharkivin, Pavlohrad, Khersonin, rajonin e Sumy dhe Zhytomyr.
Rreth situatës në Odesa pas sulmit, ai tha: "Puna vazhdon ende në Odesa pas sulmit rus. Patën ndërprerje të energjisë elektrike dhe ujit, të gjitha shërbimet janë angazhuar për të rivendosur furnizimin. Sot në mëngjes mbi 300 mijë familje në Odesa dhe rajon ishin pa energji, dhe tani një e treta është ria lidhur. Puna vazhdon," u shpreh ai.
Zelensky shtoi: "Ekzistojnë përgjigje plotësisht të justifikuara; ndaj çdo goditjeje ruse do të ketë përgjigjen tonë. Lufta ruse do të ndjehet gjithnjë e më shumë në shtëpinë e tyre, në Rusi."
Ai i falenderoi ekipet e Shërbimit Shtetëror të Emergjencave të Ukrainës dhe të gjithë ata të angazhuar në riparimin e infrastrukturës së dëmtuar dhe normalizimin e gjendjes në qytet.
Foto: material shtypi nga ngjarja


